E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ora ndryshon më 30 mars

Vetëm një javë më pas, të dielën e ardhshme më 30 mars, të gjithë do të kenë mundësi që të flenë një orë më pak ose të fillojnë ditën një orë më herët. Kjo për shkak të ndryshimit të përvitshëm të matjes së kohës, që kryhet në bazë të një marrëveshjeje të përgjithshme. Kështu, të dielën e datës 30 mars, ekzaktësisht në orën 02:00, edhe në Shqipëri akrepat e orës do të lëvizin një orë përpara, ashtu sikundër do të ndodhë në të gjitha vendet evropiane. Ky ndryshim realizohet në javën e fundit të marsit dhe zgjat deri në javën e fundit të tetorit e pikërisht në datën 26.
Ky ndryshim i orës quhet ndryshe edhe numërimi i orës verore. Ky rregullim i kohës me marrëveshje do t‘u japë mundësi të gjithë njerëzve të shijojnë sa më shumë ditën, e cila do t‘i marrë kohë natës, duke filluar gradualisht të jetë më e gjatë. Në vende të tjera, ky ndryshim do të ndodhë sipas orëve përkatëse lokale. Për vendet e Bashkimit Evropian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast. Ndryshimi i orës më parë në Evropë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike. Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma evropiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora si tani, shkon një orë pas ); që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›