Ora troket
Bashkimi Evropian shkon në takimin e G20 thuajse i pastruar nga fyerjet - qeveria e kryeministrit çek është rrëzuar dhe ai vetë e ka humbur qetësinë, duke sulmuar politikën fiskale të Obamës.
Kriza ekonomike në SHBA ka përfshirë klasën e mesme; ish-pronarë shtëpish flenë në tenda. Varfëria dhe shqetësimet sociale po përhapen si epidemi në Evropën Lindore dhe frika është kthyer në një komoditet global.
Në të njëjtën kohë, globalizimi po tregon fytyrën tjetër të tij, shpresëdhënësen.
Gjatë “Orës së Tokës”, qytetarët e botës do të deklarojnë shqetësimin e tyre për shkatërrimin e mjedisit dhe shfrytëzimin kriminal të burimeve natyrore nga qeveritë e tyre.
Shumë nga problemet janë bërë globale, ashtu si edhe fati i popullsisë së botës - klima, energjia, uji, ushqimi, mjedisi, mbetjet nga mbi-konsumi, mbetjet toksike, imigracioni, varfëria.
Varfëria, katastrofat ekologjike dhe mungesa e burimeve nuk janë kufizuar nga burimet. Ajri i pastër nuk mund të blihet me para; paraja nuk mund të zhdukë mbetjet radioaktive dhe bateritë e skaduara nga gjithfarë sendesh do të bëhen barrë për planetin për shumë vite të ardhshme. Vendet e varfra të botës së tretë do të bëjnë presion të vazhdueshëm ndaj vendeve të pasura për ta marrë një copë nga torta.
Kjo është bota, në të cilën jetojmë. Varfëria është globalizuar. Kërcënimet janë universale, ndërsa pasuria jo. Ky është mjedisi egër, në të cilin krerët e G 20 janë thirrur për të marrë vendime; ata nuk do të jenë në gjendje t’i shtyjnë gjërat për më vonë, siç kanë bërë herët e tjera. E tashmja thërret për reforma kurajoze dhe radikale për liderët me ndërgjegjësim për kontekstin historik, të gatshëm të marrin përgjegjësi dhe të rrezikojnë. Nuk është qartë se ata do ta bëjnë këtë. BE tashmë gjendet mes politikash kundërshtuese dhe fjalëve të dyfishta. Në fakt, kryeministri çek mund ta kishte fjalën për BE, kur tha se paketa stimuluese e SHBA “po shtron rrugën për në Ferr”.