E Diel, 1 Nëntor 2026

Orekset e lakmitë nuk ndalen as para pronave e pronarëve në fusha e bregdet, as para ligjeve e letrave të dokumentuara para 18 vjetësh. Çkanë me ligjin 7501

Nga Xhevahir TAHIRAJ
Ligji më i drejtë është ligji më i pranueshëm përgjithësisht. Asnjë ligj nuk i kënaq të gjithë njëlloj. E gjithë jeta dhe veprimtaria e shoqërisë, organizohet dhe drejtohet me ligj. Aq më tepër në një shoqëri të lirë, të hapur dhe demokratike. Vetëm ligjet harmonizojnë interesat e rregullojnë bashkëveprimin në tërë popullin. Nga gjerësia e përfshirjes dhe prekjes së interesave, nga ndikimi dhe efektet e çdo ligji, gjykohet dhe rëndësia e serioziteti i ligjit. Ndaj ligji mund e duhet diskutuar sapo mendohet, përpilohet dhe miratohet sepse kur hyn në fazën e zbatimit, nuk le vend as shteg për më për tu riparuar apo kthyer. Gjatë ndërrimit të sistemit dhe periudhës së tranzicionit na është dashur të dëgjojmë dhe zbatojmë ligje të përmasave kombëtare si kushtetuta, deri tek ligjet e pronave, privatizimeve dhe shpërndarjes së tokave. Edhe pse nuk kishim eksperiencë, edhe pse po bënim kapërcime të thella, ia besuam vetëm kuvendit shumë ligje thelbësore. Mundet të diskutohej paraprakisht ligji për ndarjen e tokave me shtresat e interesuara të popullsisë, mundej të studiohej dhe shtroheshin disa variante dhe mund të shkohej deri në referendum. Por nuk u bë dhe u nxorën dy ligje për shpërndarjen e tokave bujqësore njëri konsensual dhe tjetri partiak. I pari, ai konsensual, u zbatua në mënyra të ndryshme, në tre nënndarjet e Shqipërisë dhe e kreu funksionin e tij duke ruajtur parimin themelor, atë të përpjesëtimit të fondit tokë bujqësore për çdo banor në fshat. I dyti, ai nga mazhoranca e djathtë e katranosi ligjin e parë duke e kaluar edhe tokën fermave, bujqësore, nga përdorim në pronësi të ish- punonjësve të saj. e gjitha kjo u bë në ethe elektorale, për kredo politike dhe okazion "shpërblimesh" të kampeve zgjedhore. E majta ishte më e qartë edhe në program, edhe në mbështetjen që do t'i bënte gjithë popullit, ndaj zgjidhjet e saj u pranuan dhe përgjithësisht u miratuan me konsensusin e gjerë në parlament dhe në popull. Trysnia ishte e fortë për marrjen e pronave edhe në jug e bregdet. Mundësitë për zgjidhje më të drejtë ishin të mëdha, por ato u mbyllën sepse u mjegulluan, u anashkaluan, u panë ngushtë dhe urgjentisht. E djathta, e cila që atëherë e tani drejtohej nga Berisha, nuk ishte e vendosur, nuk e kishte kristalizuar programin djathtas dhe u tundua nga prirja populiste. Kjo gjë e bëri çorbë problemin e pronave në Shqipëri, njëlloj siç e bëri lëmsh problemin e veçimit trajtimit të të persekutuarve, internuarve dhe dënuarve politikë, Ramiz Alia. Dhe një nisje e mbrapshtë, vazhdon mbrapsht dhe është zor të korrigjohet. Një temë e tillë është e pavend dhe keq të mendohet e shkruhet se gërvish plagë. Por kur shohim se vendi mbahet peng i "ëndrrave" për korrigjim ligjesh apo kompensim pronash, kur shahen e mallkohen ligje që e kanë ezauruar problemin, kur po zbatohet me të njëjtën filozofi populiste legalizimi i zonave informale të paktën të tregojmë me gisht se kush bën sikur dhe kush i zgjidh hallet, kush e ka për detyrë dhe si mund të zgjidhë problemet e pleksura. Të paktën politika e polarizuar të matet mirë kur të na gënjejë nëpër fushata. Asnjëherë lumi nuk kalohet në të njëjtin vend. Ndaj edhe rruga e vetme me popullin është që të inventarizohet, regjistrohet e vlerësuar dhe dokumentuar pasuria e secilit, truall, tokë objekt prodhimi, deri edhe numri i rrënjëve apo krerëve dhe çdo pasuri tjetër që të nisin ekonominë e tregut në tërë fushat. Mbajtja peng, hiq e mos e këput si deri tani u ka hapur rrugë prirjeve të dëmshme e mjaft negative. Prodhimi bujqësor ushqimor është në nivelin e plotësimit të njëanshëm të nevojave të fshatit, investimet e thella për afat të gjatë në ulli, vresht e frutikulturë janë shumë të ulëta dhe ndihen të pasigurta. Bujqësi e braktisur, toka djerrë, mbjellje e zhvillim për të të ardhur keq, fuqi punëtore e dëshpëruar në tokat e tyre dhe mendje për kurbet e punë ndërtimi. Bujqësia u ka mbetur të moshuarve. Goditja që i bëhet edhe sot ligjit 7501, duke mos u dhënë tapitë fshatarësisë ose është e qëllimshme dhe shihet që në zonën e Shqipërisë së Mesme shitblerja ka tjetërsuar tërë periferitë e qyteteve, ose tentohet braktisje por shumë emigrantë e kanë kuptuar se kthimi i tyre një ditë do jetë patjetër në atdhe dhe po investojnë në tokat e tyre. Mund të "lodhen" e dëshpërohen nga varfëria dhe ta shesin shumë fshatarë tokën e tyre për një copë bukë siç po dëgjojmë në shumë zona, por edhe kjo u pëlcet sapo "vampirët" nxjerrin kokë me rrugë e themel, me qyteza apo fshatra turistikë. Prandaj ata që i gënjen mendja se mund të luajnë me të ardhmen e fshatarësisë gabojnë madje rëndë dhe me pasoja të padëshirueshme. Shpesh dëgjohet se kryetarë komunash janë bërë "sekserë", madje pronarë në autorizimet e shitjeve dhe përziejnë prona të rinj me të vjetër. Pushtetarët aktualë lart apo poshtë qofshin po e koklavisin problemin dhe po e përplasin përgjegjësinë tek ligjet që e kanë prurë qetësisht situatën deri tani. Të gjitha këto, kryeministri i di dhe nga aftësitë që unë i njoh atij, duhet ta ketë informacionin e plotë për situatën e rëndë me pronat. Vetëm qëllimi final që ai ka për të fituar zgjedhjet dhe me aftësinë e rrallë që ai gëzon se i kapërcen zjarret tamam si në festat pagane, ai kam frikë se do të gabojë duke premtuar sa majtas-djathtas për prona e pronësi si ish- pronarët do i përkundë dhe pronarët e rinj do t'i sugjestionojë e përgjumë. Mirëpo tërë krahu i majtë me të drejtën e ligjit, por edhe në emër të 87 %  të pronarëve të mesëm e të vegjël e ndezi neonin e certifikimit të pasurisë dhe pronarëve dhe vetëm me këtë deklarim fiton edhe 16-17 % të të lëkundurve. Sikur hiç të mos ketë bërë gjë e majta ka qenë më e orientuar, ka qenë më e vendosur dhe ka ndjerë më shumë përgjegjësinë që mban për shtresat e gjera të cilave u përket dhe i mbron. Të paktën ka folur e flet, ka votuar e voton  për ato ligje që janë më të drejta dhe përgjithësisht më të pranueshme. Prej kësaj dalin shprehjet se Shqipëria është e majtë, drejtohet nga e majta dhe pushtetin ekonomik e ka e majta. Filozofia e të majtës është ti shërbejë e ti bëjë sa më mirë shumicës, dhe të stimulojë e vlerësojë iniciativën e secilit. Edhe pas 18 vjetësh "sulmohet" e zhvlerësohet ligji më historik, më i rëndësishëm, dhe më i gjerë, ai i privatizimit në fshat. Ligji 7501. Sot është lehtë të gjykosh dhe japësh mend, por në kushtet e rrethanat që ai u mor ishte një barrë e rëndë e një përgjegjësi e madhe. Të dhënat e sakta të pronësisë mbi tokën para viteve 1940 ishin, por reforma agrare dhe kolektivizimi e kishin pleksur problemin më të madh në bazën historike të trashëgimisë, ekonomike të pronësisë dhe klasore të të gjitha shtresave. Mundësitë ishin të mëdha që shqiptarët të bëheshin pronarë të gjithë me një "copë" tokë apo pronë që të ndiheshin "Zot" në vendin e vet, por diskutimi i fut në ethe "meritash" dhe kredibilitete partiake në zili e lakmi krahësh e krahinash. Ja pse ishin mundësitë: Në vitin 1945 ishte kjo gjendje. Shteti dhe mbreti me 50 000 ha, 4713 çifligarë me 91133 ha, 7 latifondistë me 14456 ha, së bashku përbënin 3,04 % të familjeve dhe posedonin 155 687 ha tokë ose 39,6 % të të gjithë tokës. Pronarët e mesëm e të vegjël përbënin 83,08 të familjeve shqiptare dhe posedonin 237668 ha tokë. Vetëm 21544 familje ose 13,8 % e familjeve ishin pa tokë që reforma agrare e vitit 1946 u hoqi zgjedhën e bujkrobërisë. Po gjendja kur diskutuan dhe vendosën ligjin në korrik të vitit 1991, kush ishte? Fondi tokë e punuar ishte dyfishuar dhe posedohej 709 mijë ha nga të cilat 152 ha shteti, 22 mijë institucionet shkencore, ato në ushtri, shkolla e ndërmarrje, 1592 (1 milionë e 592 mijë të imëta), 520 mijë gjedhë, (212 mijë lopë), 96 mijë familje bletësh, 151 mijë dosa prodhimi, 3 milionë e 600 mijë shpendë, 18 ha vresht e 44 mijë ha ullishte. Por gjithë kjo pasuri u përla, u rrëmbye e u përvetësua në mënyrën më egërsore grabitqare që sot mund të quhet se u "shqye". Kujt iu dha mundësia të merrte, mori. Shteti ra, udhëheqësit e trembën, braktisën popullin në vend që të qetësonin situatën e të thërrisnin për vetëmbajtje. Udhëheqësit e rinj që po vinin, nuk e parashikuan gjëmën që sillte thirrja p

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›