Çe ka gjetur këtë qeveri, me këtë popull!!!!?
Nga Besi BEKTESHI
Në disa segmente të qytetit më të madh në veri të Shqipërisë, që është Shkodra, janë investuar disa fonde dhe me anën e tyre kanë ndërtuar jo vetëm rrugë, por edhe trotuare. Në Shkodër ekzistojnë sot trotuare edhe më të gjerë se sa vetë rruga dhe ky është patjetër një moment paradoksi në urbanizimin e vazhdueshëm të qytetit shumë tepër i lënë mbas dore, dhe që duket se ka sot një ndryshim në këtë drejtim. Por çfarë ngjet në këto trotuare.
Ngjet ajo që, megjithëse trotuari është 10 metra dhe rruga vetëm gjashtë-shtatë metra, njerëzit shpesh herë ecin në rrugë. Është e jashtëzakonshme, por ja që është dhe të tregon në momentin që e shikon një nga apoteozat e pamëshirshme që paradoksi urban dhe qytetërues i një prej qyteteve më të vjetër të Shqipërisë të paraqet. Në një moment të tillë, kur gra dhe fëmijë dorë për dore, po ecnin në rrugë të makinave kur trotuari ishte lirshëm (jo i zënë nga privatët me tavolina) dhe në trotuare kishte kërcyer ndonjë makinë dhe biçikletë, një e moshuar nga jugu, e cila po shoqëronte një të huaj dhe po merrte dhe mendimin e saj më thotë: Ç'e ka gjetur këtë qeveri me këtë popull!!!? Kam qeshur një orë më pas me vete, saqë pastaj u bëra serioz, sepse kisha frikë se ato që më njihnin do të thoshin ju prish edhe këtij truma, shprehje e zakonshme kur të ikën truri, e thënë shpesh herë në Shkodër. Por normalisht e moshuara nga jugu që asnjëherë nuk e përtypi shkodrançen edhe pse ka mbi 60- të vite në Shkodër, praktikisht kësaj radhe kishte të drejtë. Në këtë rast populli po sillej më keq se sa qeveria. Nuk mund të ndodhë që në një vend të çfarëdoshëm ku ka trotuare, njerëzit të ecin në rrugë të makinës dhe makinat të parkohen në trotuar apo trotuaret që janë më të gjera se sa rruga, të jenë bosh me njerëz dhe rruga plot më kalimtarë. Jo, nuk mund të bëjë vaki kjo gjë. Po pse ndodh kjo? Nuk mund të vazhdojmë të merremi me gjëegjëzën se kush e bëri: Veza pulën apo pula vezën, sepse nuk ja dalim dot, por shprehja botërore çdo popull meriton qeverinë që ka, mund të konvertohet edhe me shprehjen çdo qeveri përfaqëson popullin e saj. Nejse, ndoshta është edhe gabim por...? Por realiteti është ky që megjithëse ndërtojmë trotuare vazhdojmë të ecim në rrugë kur rreziku është më i madh, ku pengojmë qarkullimin e mjeteve dhe ku demonstrohet plotësisht anti-urbanizimi i një pjese të madhe të njerëzve, që kur arrihet të formohet si ndikim dhe praktikë, ne e quajmë në mënyrë gjysmë tallëse popull shqiptar. Mënyra për të bërë të kundërtën e asaj që është rregull është veti e shumë njerëzve dhe po ta lësh, bëhet pastaj modë dhe për këtë duhet edhe qeveria, sepse ndryshe kaosi dhe mënyra anarshi e të jetuarit kthehet në qeverisje e plotë e kaosit dhe rrëmujës. Po ta lësh edhe Vjenën pa shtet dhe polic disa ditë, domethënë pa rregull dhe ruajtës me uniformë, ato pak hajdutë që mund të jenë, bëjnë namin dhe ndikojnë edhe te të tjerët. Në fakt asgjë nuk e ka gjetur këtë qeveri me këtë popull, sepse ky është populli që ambientohet më të gjithë të këqijat e botës dhe me sa duket kjo është një nga momentet më të rëndësishme për tu kritikuar në ndërgjegjen tonë. Mësohemi me të keqen dhe bashkëjetojmë deri me padrejtësinë, sepse për shumë vite me radhë jo vetëm që nuk kishim ku të ankoheshim, por edhe pse e keqa ishte një zotërim maksimal i qenies dhe trupit tonë, duke u përfaqësuar nga diktatura. Ecin sot në rrugë të makinave njerëzit dhe sidomos moshat më të vjetra që mësojnë edhe ato më të rejat, sepse dikur duke mos pasur makina nuk ju bënte përshtypje në se kalojë në rrugë. Nuk ishin mësuar dhe nuk kishin praktikuar asnjëherë semaforë dhe viza të bardha ku vetëm aty lejohet të kalosh dhe besoj se ky ndikim është edhe mbas 18- të vite demokraci. Jemi një popull që nuk njohim në vend dritën jeshile që të lejon të kalosh. Të kuqen që të ndalon të kalosh dhe portokallien ku mund të vendosësh që të kalosh shpejt apo të ndalesh. Jo, këtë rregull qarkullimi nuk e kemi me shumicë si popull, as në vetëdije dhe as të praktikuar në qytetet e shumtë tonët. Sepse qeveria (të gjitha qeveritë) nuk i ka vendosur. Nuk zbatojmë në shumicën më të madhe të hapësirave urbane vijat e bardha, dhe po ashtu nuk respektojmë as policin, i cili shpesh herë nuk respekton as veten, duke parë se askush nuk ka respekt për të.
Pastaj kjo gjë shtrihet deri në kazanët e plehrave ku shpesh herë shikon plehrat në rrugë dhe kazanin bosh. Ne jemi republika e vetme në Europë ku plehrat janë në rrugë dhe kazanët ose të djegur ose bosh, sepse askush edhe si popull nuk e ka seriozisht me to aty ku qeveria dhe pushtetet i kanë vendosur. Këto janë aspekte krejtësisht të vogla, por që të tregojnë qartë se në çfarë gradë zhvillimi është qytetërimi te ne. Çfarë pret pastaj prej zyrave, prej policisë, nga gjykatat dhe nga politikanët në përgjithësi. Nuk ke se çfarë pret, sepse të gjithë pothuaj se ecin në rrugë dhe shumë pak në trotuare. Po ashtu shumë pak ecin në vija të bardha dhe shumë pak respektojnë semaforët edhe ato pak që janë. Po në të njëjtën linjë shumë pak respektojnë kazanin e plehrave dhe shumica i hedhin plehrat në rrugë etj., etj. Por asnjëherë populli nuk mud të ketë kaq shumë faj sa belaja të ketë gjetur qeverinë. Gjithmonë popullin e gjen belaja me qeverinë që ka dhe ndoshta mund të jemi populli më i pa qytetëruar ndër shumë të tjerë, por duhet thënë se nuk jemi edhe kaq të këqij sa mos të kemi semafor dhe vija të bardha së bashku me kazanë. Sepse këtu është edhe problemi. Të gjithë qeveritë që kemi pasur nuk e kanë krijuar këtë moment qytetërimi. As në diktaturë dhe as sot. Ne vazhdojmë të jemi në këtë pikë sa pas të tjerëve ashtu edhe kokëfortë, për tu mos bashkuar me popujt dhe vendet e qytetëruar. Nuk është mungesë krenarie kjo, por një realitet që duhet të shprehet për të reflektuar. Një popull tjetër ballkanik që pa tjetër ka një kulturë mbi 3500 vjeçare si grekët megjithëse si qytetërim i vërtetë perëndimor nuk kanë kaq shumë, gati e dogjën vendin e tyre dhe po vazhdojnë përsëri për arsye të një adoleshenti të vrarë dyshueshëm nga policia. Tani ne kemi frikë edhe të protestojmë, sepse kur e kemi bërë këtë gjë, kemi prishur të gjithë vendin dhe kemi vrarë njeri-tjetrin në mënyrë trashanike dhe makabër jo shumë larg, por vetëm afro 12 vite më përpara. Por ne na plasin shpërthime gjigandeske në afërsi të Tiranës, duke vrarë njerëz dhe kemi vetëm të akuzuar, 26 të vrarë dhe asgjë tjetër në historinë e trishtë e cila po të kishte ndodhur afër Parisit bie fjala, francezët nuk dihet se çfarë do të kishin bërë. Dhe kujt do t'ja kishin bërë? Qeverisë së tyre që jo vetëm ka vendosur prej dekadash dhe qindra vitesh semaforë, dhe kazanë plehrash por edhe viza të bardha që ka edhe moralin që të kërkojë të falur. A ndodhi gjë nga ana e popullit, kur plasi Gërdeci? Jo or burrë... të gjithë ecën në rrugë dhe askush nuk donte të hipte në trotuar. Pikërisht sipas mënyrës këtë kokë ke këtë feste të vendos dhe kështu është edhe ndërsjella e përbashkët popull-qeveri. Po ashtu ndodh kur pa leje zaptojnë pronën e tjetrit ose mashtrohen si popull si dikur në firmat e famshme dhe po të njëjtën pa përgjegjshmëri ka edhe qeveria që deklaron tolerova apo nuk i dija si piramidat dhe Gërdecin. Po se mos vetëm me këtë qeveri ka këtë sjellje ky popull që vazhdon të ecë në rrugë në vend të trotuarit!!! Ai popull duronte pa drita (bie fjala në Shkodër) me muaj të gjatë në kohë të qeverisë së majtë. Me muaj dhe pa asnjë orë energji në ditë. Ishte një masakër humane. Kur vinte puna për të protestuar dilnin pak veta dhe të tjerët vazhdonin të mos kishin dritë dhe vazhdonin të mos paguanin po me muaj dhe ndoshta me vite e energjinë të cilën deklaronin se nuk e kemi dhe nuk kemi pse ta paguajmë. Pastaj vinte fushata elektorale ashtu sikundër do të vijë edhe kësaj radhe dhe po ky popull do të bërtasë për programet e partive edhe pse nuk i lexon ato si puna e semaforëve që nuk e shikon kurrë, por ecën si t'ja marrë mëndja çfarëdo ngjyre të ketë i shkreti semafor, gjithmonë kur është. Është e jashtëzakonshme me durimin dhe apogjeun ku lartësia e tij gjen vend në mendjen, dhe psikikën jashtë normales që