Si shfaqet influenca serbe antishqiptare në raportin e Departamentit të Shtetit, për Shqipërinë
Nga Kastriot MYFTARAJ
Në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë të bëjnë përshtypje dy detaje të cilat flasin shumë për konceptin që ekziston sot në Washington për Shqipërinë dhe për shqiptarët në dy anët e kufirit në përgjithësi. Detaji i parë gjendet në këtë paragraf të cilin po e sjell të plotë në anglisht, në mënyrë që lexuesi të mos bëhet viktimë e ekuivokeve me përkthimin, siç ndodh rëndom në Shqipëri me dokumentet e këtij lloji. Paragrafi është:
On October 10, investigators from the Ministry of Justice attempted to seize the case files of suspected money launderer Damir Fazlic, a Bosnian-Serb businessman. On October 11, the Ministry of the Interior stated it would sue two of the prosecutors involved in trying to summon Fazlic for questioning, claiming that the summons was illegal. Fazlic, accused of money laundering in Albania, was summoned by the Prosecutor General's office on October 8 for questioning while on a visit to Albania; however, he managed to leave the country before he could be questioned. Legal experts characterized the Ministry of the Interior's threat to sue prosecutors as blatant attempts to intimidate the Office of the Prosecutor General into dropping the case against Fazlic, who was alleged to have links to high-ranking government officials.
Damir Fazliç mund të ketë kryer vërtet krimin për të cilin është akuzuar nga mediat shqiptare dhe mbi bazën e thënieve të tyre është duke u hetuar nga Prokuroria, e cila tashmë ka detyrimin ta vejë para një akuze serioze, ndryshe Fazlliç ka për t i marrë shtetit shqiptar së paku 50 milion euro dëmshpërblim nga gjykatat ndërkombëtare përkatëse. Unë uroj që Prokuroria të arrijë që ta bëjë këtë dhe Fazlliç mos t' i kushtojë shtetit shqiptar, do të thotë ne të gjithëve një shifër astronomike që ne nuk ua kemi borxh prokurorinave ta paguajmë si taksapagues, dhe e mira do të jetë që kjo shumë të paguhet duke i nxjerrë ato të punojnë në semaforët e Strasburgut.
Ajo që më bën përshtypje në raport është se Damir Fazlliç quhet atje Bosnian-serb, pra e thënë në shqip, serbo-boshnjak. Unë mendoja se, që të quash si serbo-boshnjak një shtetas të Bosnjë-Herzegovinës, i cili e ka babain musliman dhe nënën serbe, kjo është një marrëzi që është ekskluzivitet i mediave të Tiranës pro Edi Ramës dhe i vetë PS të Edi Ramës. Dihet se kombësia e njeriut shkon në linjën atërore dhe derisa Damir Fazlliç e ka babain musliman dhe nënën serbe, ai nuk është serb i Bosnjë-Herzegovinës, por musliman i Bosnjë-Herzegovinës, ose ndryshe boshnjak. Shtetasit e Bosnjë-Herzegovinës quhen bosnjë-herzegovinas, ose edhe bosnjako-herzegovinas (në anglisht: Bosnia-Herzegovinian, ose ndoshta edhe Bosnian-Herzegovinian), ndërsa sipas etnive që përbëjnë këtë shtet quhen kështu. Muslimanët quhen boshnjakë. Serbët etnikë quhen serbo-boshnjakë, me një term të përdorur me proveniencë mediatike, gjithsesi jo fort të saktë.
Në raportin e mësipërm të Departamentit të Shtetit duhej që Damir Fazlliç të përmendej me shtetësinë e tij, pra si bosnjë-herzegovinas, dhe jo me kombësinë e tij të pasaktë. Është e qartë se raporti i ka bërë jehonë trillimeve të mediave të Tiranës se Damir Fazlliç është serb, kur ai është musliman i Bosnjë-Herzegovinës. Në Bosnjë-Herzegovinë 20% e martesave qenë të përziera mes feve dhe etnive të ndryshme, dhe në këto raste hyn dhe familja e Damir Fazlliç. Megjithatë, kur serbët filluan spastrimin etnik në Bosnjë-Herzegovinë, nuk i morën parasysh martesat e përziera, dhe ata njerëz që e kishin nënën serbe dhe babanë musliman, siç është rasti i Fazlliç, u vranë duke u quajtur muslimanë. Në Washington këto gjëra i dijnë mirë e megjithatë e kanë shkruar raportin ashtu siç e kanë shkruar në këtë pikë, si sytë që t u pëlcasin të blerëve nga lobistët serbë në Departamentin e Shtetit. Damir Fazlliç nuk është serb, se nuk ka serb me emër dhe mbiemër musliman, ashtu siç nëna e tij nuk është motra e ish-shefit të spiunazhit serb, gjë që ka dalë nga e njëjta fabrikë on-line jajmesh të rreme, që nxori lajmin për vjedhjen e orës së Bush. Është shumë ironike kur në mediat e Tiranës dalin njerëz që venë alarmin për infiltrimin e biznesit serb në Tiranë, duke derdhur dhe lot krokodili për Kosovën, kur këta antiserbë kanë celular me numra të dy kompanive greke të telefonisë mobile në Shqipëri. Nëse kalon kufirin në Morinë atëherë në celularin me numrat e dy kompanive greke dëgjohet: Mirësevini në Serbi! Kuptohet se për grekët Kosova është ende Serbi. Që t i besojmë këta njerëz duhet që ta fillojnë duke ndryshuar numrin e telefonit celular dhe të marrin një që kur kalohet kufiri në Morinë thotë: Mirësevini në Kosovë.
Një tjetër aspekt skandaloz dhe alarmues i raportit është fakti se përmendet në mënyrë të njëanshme incidenti që u krijua në çështjen Fazlliç në tetor në Tiranë, kur prokurorët tentuan ta ndalojnë atë në aeroport me telefon, në një kohë që ende nuk kishin regjistruar një çështje penale që kishte lidhje me të. Në raport deklarata që bëri atëherë Ministria e Brendshme se do të kallëzonte penalisht prokurorët që vepruan qartësisht në shpërdorim të detyrës, dhe për më tepër e akuzuan Ministrinë e Brendshme se i pengoi në ushtrimin e detyrës, komentohet në mënyrë të njëanshme sipas opinionit të disa ekspertëve legalë që nuk përmenden me emër, sikur ishte presion ndaj Prokurorisë. Në raport nuk thuhet fare se përse Prokuroria, për të larguar dyshimet, nuk e lejoi verifikimin, që të largonte dyshimet se po vepronte e nisur nga motive politike. Merret vesh, dikush në Washington u pajtoka që Prokuroria në Shqipëri të ketë një licencë Guantanamo për t i ndaluar njerëzit me telefon, pa plotësuar formalitetet proceduriale. Kur shikon njeriu që Fazlliç vjen në Tiranë në shkurt dhe paraqitet në Prokurori, nuk mund të mos pyesë se përse prokuroria sajoi atëherë atë komedi, sikur Fazlliç u largua nga Shqipëria për të mos u kthyer kurrë. Tash del se nuk ka Fazlliç frikë nga Ina Rama, por është kjo e fundit që ka frikë nga Fazlliç, derisa ende nuk po e ve para një akuze.
Është shumë shqetësues kur Prokuroria vepron në stil Guantanamo me një shtetas britanik si Fazlliç, se mendoni pastaj se çfarë do të bëjë prokuroria me ne të tjerët. Atëherë i del që kur ne të tjerët të bëjmë gati armët që të mbrohemi nga një prokurori e këtij lloji, që vepron me kaq arrogancë, me licencën amerikane.
Detaji tjetër skandaloz dhe alarmues në raport është ai që gjendet në paragrafin e mëposhtëm të cilin po e citoj në anglisht:
On December 13, the Supreme Court appointed a five judge panel to review the prosecution's November 27 indictment of Foreign Minister Lulzim Basha for irregularities in the country's largest public works project, the Durres-Kukes Highway . The parliament lifted Basha's immunity in December 2007. The case was pending at year's end.
Lulzim Basha akuzohet për segmentin Rrëshen-Kalimash, ndërsa akuza për Rrugën Durrës-Kukës është një term i mediave pranë Edi Ramës dhe i vetë këtij të fundit. Me këtë zbulohet kundërshtimi që këto media dhe vetë Edi Rama ka ndaj Rrugës Durrës-Kukës. Edhe në këtë rast, raporti i Departamentit të Shtetit reflekton pikëpamjen e lobistëve serbë në Washington, të cilët ka bërë gjithçka për ta penguar ndërtimin e kësaj rruge. Me detajet që përmenda më lart zbulohet fryma serbe në raportin e Departamentit të Shtetit.
\n This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
Last Updated on Saturday, 28 February 2009 22:02