E Diel, 1 Nëntor 2026

Publikohen veprat e panjohura të Odhise Paskalit



Petrika GROSI
Me rastin e 105-vjetorit të lindjes të skulptorit të njohur Odhise Paskali, që përkon njëherësh edhe me përvjetorin e vdekjes të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Muzeun Historik Kombëtar është çelur një ekspozitë me 25 punë të Paskalit, të cilat janë pjesë e koleksionit të familjes. Punët që paraqiten para publikut janë pjesërisht të përfunduara, apo edhe bocete, të cilat paraqiten për herë të parë. “Pjelloria” titullohet një nga bocetet që publikohen për herë të parë, ku shfaqet një grua nudo, e rrethuar nga dy vogëlushë me fruta nëpër duar. Gjithashtu ekspozohet një bust i panjohur i rilindësit dhe mendimtarit të tonë të shquar Abdyl Frashëri. Ekspozita “Ringjallja e Paskalit” ka rreth 25 punë të artistit dhe organizohet nga e bija, Floriana Paskali, në kujtim të figurës dhe veprës së babait të saj. “Babai i skulpturës së sotme shqiptare” lindi në Përmet më 22 dhjetor 1903 dhe ndërroi jetë më 13 shtator të vitit ’85. Paskali numëron rreth 600 punë në skulpturë, një pjesë e të cilave janë pa dyshim të njohura nga çdo shqiptar. E kemi fjalën për veprat monumentale si “Skënderbeu”, të cilin e ndeshim edhe në kartëmonedhat tona, “Ushtari i panjohur”, “I urituri”, “Vëllezërit Frashëri”, “Çerçiz Topulli”, “Partizani fitimtar”, “Naum Veqilharxhi” etj. Skulpturat e këtij autori ndoshta janë e vetmja trashëgimi spikatëse që shqiptarët gëzojnë në 100 vitet e fundit përsa i takon skulpturës. Gjithashtu paraqitet për herë të parë edhe botimi i eseve të skulptorit tonë të njohur, i cili kishte pasion edhe për letërsinë. Esetë janë shkruar në 6 dekada dhe i përkasin natyrës filozofike, shkencore e akademike.

RECENSA

Faslli Haliti, rini krijuese

Dosja qё hapet është fare pak. Faslli Haliti i poemёs “Dielli dhe rrekerat” vazhdon akoma me tё njëjtën freski, tё njëjtin zë qytetar, me forcё edhe mё tё madhe tё shkruajё, tё bejё “mëkate” mё tё shumta poetike, qё do të thotë për kritikët dhe studiuesit e sotёm tё letёrsisё mё shumё punё nё pasurimin e dosjes sё tij. Ai hedh ndonjё fjalё ku i “gënjen” tё gjithë, siç ndodhi me vëllimin “Kaq”. Dashamirësit e vërtetë tё artit u pikëlluan: Po pse po largohesh nga beteja krijuese, o poet? Por nuk qenё tё paktё ata grafomanë qё ndjenë një kënaqësi tё madhe. Se mё shumё se kurrë sot qenka koha e grafomanisë, e rendjes pas lavdisë false, e vënies sё parukës-përkrenare, duke u mburrur se gjoja paskan flokë tё bukur. Faslliu i sheh. Kalon pranë tyre kokulur, nuk i përqesh, por me butësinë karakteristike, me nënqeshjen e fshehtё ndien mëshirë. Dhe harron premtimin e na lё nё duar “Diellftohtin”, njё përmbledhje tё re me krijimet halitiane, me zërin, nervin, tempin e veçantё. Sjell mjaft risi ky, vëllim. Eksperimenton nё tё dyja poemat “Kukama” dhe “New York city “. Se Faslliu s'di tё ecё nё gjurmё e nё rrugё tё hapura; gjithnjë do tё çelё shtigje, ku askush nuk ka kaluar mё parё. Krijimet e Faslli Halitit janë tërësisht tё thjeshta. Madje shpesh tё duket se secili i ka pёrjetuar ato momente. Por këtu është dhe “e vështira”, e veçanta e krijimtarisë qё si me magji, poeti sjell çaste, momente jo bujëmëdha, por tё zakonshme qё nёn penёn e tij bëhen aq tё bujshme. Thuhet se një poet ngelet, sikur dhe dhjetё poezi t'i ketё tё arrira. E thotë Lasgushi i madh pёr Fan Nolin. Por në rastin e Faslli Halitit, me ato dhjetëra e dhjetëra gjetje, me atë pjekje nё “furrën” halitiane qё merr detaji, krijime tё tilla janë tё shumta. Poezitё: “Njeriu me kobure”, “Duhet të këndoja i pari”, “Dëbora (Ajo), “Njerёzit e fushës”, ku jepet njeriu i thjeshtё qё lan çizmet me ujë kanali para se tё hyjё nё qytet, peizazhi myzeqar, “Djali i sekretarit” dhe dhjetëra tё tjera e rrisin numrin, i bëjnë tё shumta krijimet e Faslli Halitit me vlera, për t'i pasur zili çdo antologji. Ose e thënë ndryshe, nëse do tё përmendnim, do tё duhet tё zgjidhnim dhjetё emra tё poezisё sonё mё tё mirё, vallё a do tё mund tё anashkalonim Faslli Halitin? Nuk e besoj... Dhe Faslliu vazhdon tё shkruajё e tё na japё krijime tё bukura. Edhe nёse do t'i shihnim me syrin e kohёs qё nga krijimet e para 40 viteve, vёren tё njëjtën freski. Se poeti vazhdon tё jetё i ri...
Nga Nju Jorku, Vaid Hyzoti

Takimi

Berisha vlerëson “Virtuozët” e Cikos

Kryeministri Berisha ka pritur dje në një takim të veçantë artistët e njohur shqiptarë të orkestrës së harqeve, të cilët para se të bëheshin të famshëm në teatrot më prestigjioze Europë dhe në Amerikë, ishin pjesë e grupit të ngritur me shumë dashuri nga maestro Zhani Ciko, “Virtuozët e rinj të Tiranës”. Berisha i ka vlerësuar artistët duke u shprehur se “nuk ka përfaqësues më të mirë se ju, për të përcjellë dhe forcuar imazhin e Shqipërisë në botë, përmes paraqitjes së vlerave më të mira kulturore të vendit”.

20 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›