E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-të përndjekurit, ku duhet ti tërheqin paratë e dëmshpërblimit



Laureta Rryci

Tiranë - Ministria e Financave është e gatshme të fillojë shpërndarjen e kompensimit për ish-të përndjekurit politikë. Zëvendësministri Sherefedin Shehu thotë se 1100 të përndjekurit e parë do të kompensohen brenda 15 janarit. “Shuma e përfshirë dhe e llogaritur në vendimin e datës 29 dhjetor është 1 miliard lekë, po kaq është shuma që ne kishim parashikuar në buxhetin e vitit 2008. Kjo shumë është transferuar në një llogari të posaçme dhe Ministria e Financave do të hapë tenderin për të zgjedhur një bankë ku do të hapen llogaritë personale të përfituesve”, - deklaroi Sherefedin Shehu, zëvendësministri i Financave. Ngadalësia në kompensim, sipas zëvendësministrit, vjen nga procedurat e hartimit të listave nga Ministria e Drejtësisë. Shuma e parave që përfitohet është një pjesë shumë e vogël e sasisë që pretendohet nga ish-të përndjekurit. “Shuma e këtyre përfituesve, pasi ka dhe disa limite, ligji thotë që do të paguhet me tetë këste, që do të thotë që secili nuk mund të marrë më shumë se 1/8, për të ruajtur kriterin e barazisë dhe të drejtësisë dhe njëkohësisht nuk mund të marrë më pak se 100 mijë lekë dhe më shumë se 1 milion. Pra, ka dhe një limit të sipërm”, - vijoi Shehu. Veç 2 miliardë lekëve të tjerë të vënë në buxhet si kompensim për ish-të përndjekurit, në 2009-n kjo shtresë pritet të përfitohet edhe nga privatizimi. Vlera e përfitimit shkon deri në 2 miliardë lekë të tjerë, ndërkohë që fatura e përllogaritur është mbi 15 miliardë lekë. Çdo i dënuar i sistemit komunist shpërblehet me 2 mijë lekë për ditë burgu.
Vendimi
Këshilli i Ministrave miratoi gjatë mbledhjes së datës 29 dhjetor 2008 vendimin për listën e dëmshpërblimit të 1100 të përndjekurve politikë, me një vlerë totale prej 2 miliardë lekësh. Kryeministri Berisha u shpreh se kjo shumë do të kalojë në llogari dhe do të fillojë shpërndarja e tyre ditët e para të janarit. “Miratimi i vendimit në përputhje me ligjin është kusht i domosdoshëm për disbursimin e kësaj shume, shuma më e madhe që është disbursuar ndonjëherë. Me këtë rast u bëj thirrje të përndjekurve politikë të bëjnë çdo përpjekje për plotësimin e dokumentacionit, e kam fjalën jo për këta 1100, por edhe për të tjerë të mund të përfitojnë sa më shpejt nga fondet që qeveria ka përcaktuar dhe do të përcaktojë për dëmshpërblimin e tyre. Këto 2 miliardë i përkasin këtij viti”, - tha kryeministri Berisha.
Dëmshpërblimi
Në bazë të buxhetit vjetor, të vënë në dispozicion dhe sipas radhës së caktimit të dëmshpërblimit, fondet do të ndahen në mënyrë të barabartë për të gjithë ish-të dënuarit dhe familjarët e viktimave të pushkatuara, me kusht që vlera e dëmshpërblimit gjatë fazës së parë të mos jetë më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë. I njëjti mekanizëm do të përsëritet një ose më shumë herë, deri në shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit për të gjithë ish-të dënuarit/familjarët e viktimave, me kusht që, në çdo rast, pjesa takuese që kompensohet të mos jetë më e vogël se 100 000 (njëqind mijë) lekë. Asnjë ish-i dënuar apo familjar i tij nuk mund të dëmshpërblehet jashtë këtij mekanizmi. Ministria e Drejtësisë, brenda një jave nga miratimi në Këshillin e Ministrave të vendimit për dëmshpërblimin, i përcjell Ministrisë së Financave kopjen e plotë të dosjeve individuale të ish-të dënuarve politikë që përfitojnë dëmshpërblim sipas këtij ligji. Ministria e Financave, sipas buxhetit të vënë në dispozicion, shpërndan në vlerë të plotë dëmshpërblimin për çdo të dënuar politik që përfiton sipas këtij ligji, nëpërmjet çeljes së depozitës bankare, në emër dhe/ose për llogari të tij ose të familjarëve të tij, në një bankë të nivelit të dytë. Dokumenti i çeljes së llogarisë bankare i bashkëlidhet dosjes në Ministrinë e Financave.
Tërheqja e parave
Dëmshpërblimi financiar i depozituar në llogaritë bankare tërhiqet personalisht nga vetë ish-i dënuari politik apo nga kujdestari i tij ligjor, kur ai ka humbur zotësinë juridike për të vepruar, apo nga familjari i viktimës së ekzekutuar. Kur ish-i dënuari politik ka vdekur apo vdes para ditës së tërheqjes së kësteve të dëmshpërblimit, shumën e parave e përfitojnë, në pjesë të barabarta takuese, vetëm familjarët e tij, të përcaktuar në nenin 8 këtij ligji. Kur asnjë prej tyre nuk është gjallë, dëmshpërblimi shuhet dhe fondet i kthehen Buxhetit të Shtetit. Banka e nivelit të dytë lejon tërheqjen e të gjithë depozitës nga përfituesit e përcaktuar në paragrafin e dytë të këtij neni, vetëm pasi ata/ai depozitojnë /depoziton personalisht certifikatën e vdekjes së ish të dënuarit politik, dëshminë e trashëgimisë së tij dhe dokumentin, që vërteton se të paktën që njëri prej tyre është gjallë. Banka e nivelit të dytë, në dokumentin përkatës, shënon të dhënat e personit/personave që tërheq/tërheqin dëmshpërblimin, për llogari të vet dhe të të gjithë përfituesve. Një kopje e këtij dokumenti dhe e dokumentit që provon tërheqjen e llogarisë bankare, i bashkëlidhen dosjes individuale në Ministrinë e Financave. Asnjë veprim bankar nuk mund të kryhet në kundërshtim me paragrafët e mësipërm të këtij neni, edhe nëse ai mund të autorizohet me prokurë. Ministria e Financave mbikëqyr mënyrën e respektimit të këtij detyrimi ligjor dhe, kur vëren shkelje, e gjobit bankën e nivelit të dytë me gjobë të barabartë sa trefishi i çdo depozite, të shpërndarë në kundërshtim me përcaktimet e këtij neni.

Naum Tushi Fane Jorgolli 17/4/1910 Pogradec Dënim me Burg E papërcaktuar 4013 18/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Gani Hetem Hatixhes Pilinci 1/1/1919 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 11342 19/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Mare Dhimitri Finike Jorgolli 2/5/1922 Struge Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 4014 18/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Sali Man Shkurte Meshi 3/3/1926 Kukës Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11339 19/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Myrke Shahin Shefkije Manxhari 3/5/1945 Pogradec Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 4015 18/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Nikoll Kol Mare Hyseni 13/9/1941 Kurbin Dënim Kapital E papërcaktuar 2845 6/3/2008 Shqyrtim në Themel i bashkërenduar)
Ndrek Kol Lize Bicuku 18/6/1956 Pukë Dënim me Burg E papërcaktuar 11341 19/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Rapo Maliq Shadije Mulla 15/7/1919 Korçë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 4016 18/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Maliq Rexhep Zadife Begaj 15/4/1923 Vlorë Dënim me Burg E papërcaktuar 12348 16/7/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Sahit Uk Mane Ukaj 4/5/1928 Kukës Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 4018 18/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Filip Nasi Naunka Daullja 8/10/1933 Fier Dënim me Burg E papërcaktuar 11350 19/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Petraq Tatul Afrodhiti Adhamidhi 7/6/1944 Përmet Dënim me Burg E papërcaktuar 4003 18/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Kaso Xheladin Zogë Xhelaj 18/6/1911 Vlorë Dënim me Burg E papërcaktuar 11349 19/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Abduraman Nuri Zylkade Pilkati 14/7/1940 Erseke Dënim me Burg E papërcaktuar 4037 18/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Ahmet Xhemal Lahe Mezini 7/6/1915 Peqin Dënim me Burg E papërcaktuar 11351 19/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Sherbet Ibrahim Mejreme Daja 3/5/1917 Kavajë Dënim me Burg E papërcaktuar 4019 18/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Mustafa Hetem Saime Pilinçi 30/12/1934 Korçë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11055 12/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Meleke Halim Fide Pilinçi 17/5/1944 Pogradec Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11054 12/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Luto Mustafa Sgefikate Grabova 17/5/1920 Vlorë Dënim me Burg E papërcaktuar 12347 16/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Imir Tefik Aishe Imaku 15/6/1936 Devoll Dënim me Burg E papërcaktuar 4023 18/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Saime Arif Zymbyle Pilinçi 28/7/1905 Korçë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11053 12/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Hetem Hamet Nazime Pilinçi 28/2/1884 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 11056 12/6/2008 Njoftim Negativ (mbi kërkuesin)
Shpëtim Mustafa Meleke Pilinçi 2/6/1976 Korçë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11057 12/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ramadan Tefik Xheviko Sino 10/9/1913 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 11062 12/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Margarit Ilia Elizaveta Dulo 23/11/1908 Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 12346 16/7/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Hamit Selim Mihane Kukeli 2/4/1895 Dibër Dënim Kapital E papërcaktuar 4291 20/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Aleksandër Pjetër Mrikë Gjini 20/11/1958 Mirditë Dënim Kapital E papërcaktuar 11061 12/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Jani Nikolla Evanthia Shkopi 4/8/1931 Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 11059 12/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Halit Isa Shako Hafisllari 10/2/1908 Pogradec Dënim me Burg E papërcaktuar 11058 12/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Vehab Shaqir Sibe Zebi 1/1/1937 Dibër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 4280 20/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Dervish Luto Hajre Spahia 15/3/1924 Tepelenë Dënim me Burg E papërcaktuar 11060 12/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Albert Mustafa Meleke Pilinçi 6/3/1969 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 11052 12/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Fiqiri Shaqir Sibe Zebi 15/8/1919 Dibër Dënim Kapital E papërcaktuar 4279 20/3/2008 Njoftim Negativ (mbi kërkuesin)
Thodhora Kosta Vasiliqi Pilo 20/2/1885 Llazat, Sarandë Dënim Kapital E papërcaktuar 6589 4/4/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Avni Reiz Esma Agaj 26/1/1941 Vlore Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 4282 20/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Mark Ndue Prendë Çupi 1/1/1895 Domgjon, Mirditë Dënim me Vdekje i Paegzekutuar E papërcaktuar 1480 21/2/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Drande Malo Prendë Lekaj 20/3/1914 Triepsh, Jugosllavi Dënim Kapital E papërcaktuar 1482 21/2/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Injac Luigj Marije Serreqi 1/12/1925 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 1688 25/2/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Sul Mersim Lebide Manjani 1/5/1899 Bulqizë Dënim me Burg E papërcaktuar 4292 20/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Antonjetë Prelë Drande Preçaj 18/7/1951 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 1483 21/2/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Sul Mersim Lebide Manjani 1/5/1899 Bulqizë Dënim me Burg E papërcaktuar 4293 20/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Prek Lekë Tereze Rushaj 25/12/1914 Zagorë, Shkodër Dënim Kapital E papërcaktuar 2081 29/2/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Gjon Cak Tringë Maçaj 3/3/1899 Selcë, Shkodër Dënim Kapital E papërcaktuar 1234 19/2/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Ahmet Qerim Salushe Shehu 5/9/1923 Përmet Dënim me Burg E papërcaktuar 4276 20/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Avdi Sefedin Merdie Domi 8/10/1922 Shëngjergj Dënim me Burg E papërcaktuar 2071 29/2/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Ndue Zef Prendë Marku 23/7/1894 Gosmiqe, Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 982 15/2/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Adem Elmaz Have Çejku 12/4/1937 Lusen, Kukës Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11497 20/6/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Koço Thodhori Janulla Kremidha 20/3/1915 Sarandë Dënim me Burg E papërcaktuar 11963 3/7/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Jani Dhimitër Athina Dashi 14/5/1913 Çukë, Sarandë Dënim me Burg E papërcaktuar 1826 26/2/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Zihni Kasem Rrahime Braci 15/4/1910 Elbasan Dënim me Burg E papërcaktuar 4287 20/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Selime Isuf Nazmie Hoxha 5/4/1911 Kotodesh, Librazhd Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 2090 29/2/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Ymer Ibrahim Bihane Tafa 18/2/1903 Garunjë Dënim me Burg E papërcaktuar 2024 28/2/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Fatbardha Fehim Lejla Qorri 17/12/1924 Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 4289 20/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Martin Rrok Mrikë Simoni 14/2/1910 Bërdicë Dënim Kapital E papërcaktuar 776 14/2/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Hasan Ahmet Zëmbiko Taho 10/5/1931 Pojan, Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 1830 26/2/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Xhaferr Ibrahim Zenepe Shemshi 1/1/1898 Kruje Dënim me Burg E papërcaktuar 4285 20/3/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Ibrahim Sulejman Qamile Deliallisi 7/3/1908 Shijak Dënim me Burg E papërcaktuar 4286 20/3/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)

20 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›