Oret e fundit ne dhomen VIP
Tre te ndaluarit per tragjedine e Gerdecit, dy drejtues te firmes se cmontimit dhe kreu i ndermarrjes MEICO, po kalojne oret me te fundit ne dhomat VIP, te Drejtorise se Policise se Tiranes. Vizita teper te rralla nga zyrtaret e prokurorise dhe avokatet, ndersa te vetmit qe interesohen jane familjaret, qe me qese ne duar paraqiten te zyra e informacionit per te dorezuar tesha dhe ushqime. Ndersa kane qendruar per gati dhjete ore ne oborrin e katit te dyte te drejtorise, ku dhe u eshte komunikuar akuza e shkeljes se rregullave per lendet plasese e radioaktive, pronari i firmes "Alba Demil" dhe drejtori ekzekutiv, Mihal Delijorgji e Dritan Minxholli, se bashku me zyrtarin Ylli Pinari, prej tete vjetesh ne krye te MEICO, jane sistemuar ne dy dhoma te vecanta ne katin e pare, te cilesuara edhe si me te rehatshmet nga te gjitha qelite e tjera te paraburgimit. Ato jane ngritur posacerisht prej kater vitesh per zyrtaret qe nisen te prangoseshin per akuzat e korrupsionit dhe te abuzimeve. Prej dites se hene, tre te dyshuarit jane mbyllur ne dhomat 4x4 te katit te pare. Ish-presidenti i klubit te futbollit "Dinamo" deri ne vitin 2004, Mihal Delijorgji, se bashku me te afermin e tij, Dritan Minxholli, jane futur ne nje dhome se bashku, ku gjenden edhe tre te ndaluar te tjere per dosjen e falsifikimit te patentave ne Drejtorine e Transportit Rrugor. Ndersa zyrtari Ylli Pinari eshte vendosur ne nje qeli me vete dhe here pas here interesohet per dy te tjeret, qe gjenden vetem dy metra me tej, por i ndan nje mur. Flasin shume pak dhe me shume qendrojne te ulur ne dhomen e vogel te paraburgimit. Here pas here dalin te hekurat e deres dhe pine ndonje cigare. Ato pak fjale qe shprehin lidhen me pafajesine e tyre per ngjarjen dhe e kane quajtur aksidentale. I vetmi moment kur treshja takohet, jane oret e ngrenies se vakteve.
Hetuesit, ne Polican per te pyetur ekspertet
Hetimi per shperthimin katastrofik ne Gerdec nuk do te perqendrohet vetem ne Tirane. Grupi i prokuroreve te caktuar per kete dosje, do te zbarkoje se shpejti ne qytetin e Policanit. Qellimi eshte marrja ne pyetje e eksperteve te kombinatit te ketij qyteti, ku prodhohen dhe cmontohen armatimet me pajisje te posacme. Burime nga organi i akuzes thane dje, per gazeten "KJ", se mekaniket dhe ekspertet do t'iu nenshtrohen pyetjeve te hetuesve ne lidhje me procesin e ndertimit dhe funksionimit te ketyre armeve. Nepermjet shpjegimeve te specialisteve do te arrihet te mesohet edhe rrezikshmeria e cmontimit te ketyre municioneve, e cila u realizua ne fabriken e Gerdecit. Kryesisht te gjithe ekspertet e kesaj fabrike do te pyeten ne lidhje me cmontimin e armeve qe jane transportuar nga reparte te ndryshme. Por, sipas informacioneve qe prokuroria disponon, nje pjese e mire e municioneve eshte marre nga kombinati i Policanit per t'u derguar ne Gerdec, kurse specialistet do te shpjegojne nese ne kete fshat mund te behej cmontimi i municioneve.
R.C