E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria i sekuestron 3,6 milione USD, Delijorgjit

Redinalda Caushaj
Prokuroria e Tiranes ve ne shenjester pasurite e tre te arrestuarve per tragjedine e Gerdecit. Dje eshte konfirmuar sekuestrimi paraprak i 3 milione eurove (4,5 milione dollare), qe i jane gjetur ne llogari bankare te dyshuarit kryesor, Mihal Delijorgji. Nepermjet disa kerkesave te derguara ne hipoteka dhe banka, organi i akuzes kerkon te dhena per pasurite e luajtshme e te paluajtshme te te dyshuarve. Organi i akuzes ka sekuestruar nje llogari bankare te Mihal Delijorgjit, administrator i kompanise "Alba Demil", qe merrej me demontimin e lendeve plasese. Llogaria financiare arrin ne vleren prej 3 milione eurosh. Ndersa per dy te ndaluarit e tjere, Dritan Minxholli e Ylli Pinari, ende nuk ka nje informacion konkret rreth pasurive. Shkak i sekuestros eshte zbulimi se nga ka ardhur kjo pasuri dhe nese eshte vendosur ne menyre te ligjshme.
Sekuestro
Burime zyrtare te prokurorise thane dje per gazeten "KJ" se pronat e njohura publikisht te biznesmenit Delijorgji jane e hekurit "Perparimi Sh.a" dhe firma "Alba Demil". Edhe llogaria bankare eshte gjetur ne emer te ketyre dy kompanive. Megjithate, zyrtaret pohuan se verifikimi pritet te nxjerre ne pah pasuri te tjera te te arrestuarve. Gjithashtu, mesohet se do te verifikohen edhe pasurite qe jane ne emer te familjareve te te ndaluarve per vepren penale te shkeljes se rregullave te lendeve plasese e radioaktive. Kater jane prokuroret, te cilet po hetojne shperthimin ne Gerdec. Burime zyrtare thane se hetimi kryhet nga zevendesprokurori i Tiranes, Genci Qano dhe prokuroret Arben Dollapi, Petrit Bici e Etien Kapo.
Verifikimet
Por, pervec pasurise se Mihal Delijogjit, mesohet se kerkohen te dhena edhe mbi pasurite e dy personave te tjere te arrestuar nga policia. Organi i akuzes ka derguar shkresa zyrtare dy dite me pare ne Hipoteke dhe ne banka, duke kerkuar te dhena mbi llogarite e Ylli Pinarit, drejtori i ndermarrjes MEICO, si dhe Dritan Minxholli, drejtori teknik i fabrikes, ku behej cmontimi. Nje zyrtar i prokurorise tha se do te verifikohen edhe pagesat e tre te arrestuarve per te pare dhe verifikuar ne lidhje me menyren se si eshte mbledhur kjo pasuri. Prokuroria beri te ditur se pas pergjigjes qe do te mberrije nga ana e zyres se Hipotekes dhe bankave, do te vendoset nese do te kryhen sekuestrime ndaj pasurive te zbuluara. "Nese keto te ardhura nuk justifikojne pasurine qe disponojne te dyshuarit, atehere organi i akuzes do te vendose qe t'i sekuestroje per te zbardhur te verteten", shpjeguan burimet zyrtare nga organi i akuzes.
Te arrestuarit rrezikojne gjobe deri ne 10 vjet burg
Nese organi i akuzes verteton deri ne fund te hetimeve vepren penale "te shkeljes se rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive", atehere tre te arrestuarit per tragjedine e Gerdecit rrezikojne denimin, nga gjobe deri ne 10 vjet heqje lirie. Kete fakt e parashikon neni 282, paragrafi i dyte i Kodit Penal. Nderkohe qe nese vertetohet qe tre te arrestuarit kane kryer keto vepra penale, atehere keta te fundit rrezikojne edhe akuza te tjera, qe mund te ngrihen mbi ta per shkak te viktimave dhe te plagosurve te shkaktuar nga moszbatimi i rregullave ne pune. Per momentin, Prokuroria e Tiranes ka ngritur nje akuze te vetme, me te cilen do te perfaqesohet ne gjykate diten e sotme. Pyetja e deshmitareve dhe punetoreve qe punonin ne fabrike, si dhe ekspertiza e vendngjarjes do te jene provat kyc per hetimin. Gjykata e Tiranes do te vendose edhe masen e sigurimit mbi tre te dyshuarit, nese keta te fundit do te hetohen ne gjendje te lire apo do te mbahen ne qeli deri ne perfundim te hetimeve.
Kodi Penal
Neni 282
Shkelja e rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive
Shkelja e rregullave te caktuara per mbajtjen, prodhimin, perdorimin, ruajtjen, transportimin dhe shitjen e lendeve plasese, djegese apo radioaktive, perben kundervajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim gjer ne dy vjet. Kur nga vepra penale ka ndodhur vdekja apo demtimi i rende i shendetit te njerezve ose kane ardhur pasoja te renda materiale, denohet me gjobe ose me burgim gjer ne dhjete vjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›