E Diel, 1 Nëntor 2026

“Sulmi ndaj atij që i shërben shtetit, sulm ndaj shtetit e mbarë shoqërisë”

10-09-2011 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, dënon ashpër atentatin kriminal ndaj gjyqtarit në Vlorë. Në reagimin e saj, kryeparlamentarja thotë se “sulmi ndaj atij që i shërben shtetit është sulm ndaj shtetit e mbarë shoqërisë”.
“Jam e shokuar dhe e revoltuar nga vrasja e tmerrshme e gjykatësit Skerdilajd Konomi. Ky është një sulm kundër shtetit. Organet përgjegjëse duhet të zbulojnë e të dënojnë me ashpërsinë e shpejtësinë më të madhe të mundshme organizatorët dhe ekzekutorët e kësaj vrasjeje”, thuhet në reagimin e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.
Kryetarja e Kuvendit shpreh pikëllimin dhe ngushëllimet më të sinqerta familjes të Skerdilajd Konomit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›