E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Korces Koka e viktimes Liljana Arapi gjendet e fshehur ne vendin Cezma e Shetros

Policia e Korcës ka lokalizuar vendin ku ishte fshehur koka e gruas së masakruar Liljana Arapi.

Pas procesit gjyqësor ndaj Dumkës, 84-vjecari icili ka ndëruar disa herë dëshminë e tij për krimin që pas momentit të arrestimit, i ka treguar policisë se koka e viktimës Liljana Arapi gjendet e fshehur në vendin e njohur si “Cezma e Shetros”, në një nga kodrat pranë qytetit të Korcës. Nga kërkimet e policisë, në vendin që tregoi i moshuari nga Dardha, i pandehur për këtë krim, janë gjendur në një qese të shqyer kockat e kokës dhe flokët e viktimës.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, i moshuari ka deklaruar në ambjentet e burgut se e kishte vrarë 42-vjecaren pasi ajo i kishte harxhuar 300 mijë lekë të reja. Dumka I rikthehet kështu versionit që kishte deklaruar në polici menjëherë pas arrestimit të shtunën e kaluar duke pranuar autoresinë e krimit makabër.

Kurse në sallën e gjyqit për vlerësimin e masës së sigurisë për Gaqo Dumkën të zhvilluar mëngjesin e së mërkurës në Gjykatën e Korçës, i moshuari deklaroi se nuk e kishte vrarë ai Liljanën, por tre persona të tjerë të cilët ai nuk i njihte. Familjarët e 42-vjecares në Bilisht kanë zhvilluar ceremoninë mortore të viktimës duke varrosur trupin e masakruar të Liliana Arapit, pa kokën e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›