45 minutat, që i sollën kontratën Jahmir Hykës

Jahmir Hykës i mjaftuan 45 minuta, për të lënë një përshtypje që të merr mendjen, dhe tashmë ndodhet me Mainz 05 në fazën përgatitore në Herzlake duke u djersitur e bërë gati për të treguar cilësitë e tij në Ligën e dytë gjermane. "Falë Zotit gjatë kësaj kohe ka ndodhur gjithcka për mua", - thotë shqiptari 20-vjecar. "Driblime, pasa perfekt. Po, ishte një debutim i mirë për mua",- kujton mesfushori trupvogël, vetëm 1.68 metra.
Hyka tregoi aftësi të mrekullueshme në ndeshjen miqësore kundër pjesëmarrëses në finalet e Kampionatit Europian në stadiumin "An der Kreuzeiche" në Reutlingen në humbjen 0-1 të Shqipërisë, kur me ndëryrjet e tij të shpejta dhe me shkathtësinë e tij për të zotëruar topin, duke bindur menaxherët e pranishëm, por para së gjithash vëzhguesit e skuadrave të Bundesligës së dytë gjermane, përkatësisht Mainz 05, Frajburgut dhe TSV 1860 Mynchen. Nga klubi i Maincit ishte i pranishëm trajneri i portierëve, Stefan Kuhnert. "Ai më bëri përshtypje mua para së gjithash, ato që ia bëri me mbrojtësin më të mirë të djathtë polak", - citohet Kuhnert nga gazeta gjermane "Allgemeine Zeitung".
Kush e sid, ndoshta Hyka shfrytëzon në javët e ardhshme shansin, që tekniku mund t'i japë atij pas pezullimit të Elkin Sotos deri më 14 shtator. Ndoshta e fillon ai rrugën e tij nga zero të njëqindta. Trajneri Jorn Adersen thotë me sytë që i shkëlqejnë: "Hyka është një tip. I njëllojtë si futbollisti i Mënshenglabahut, Marko Marin. Për lojtarë të tillë kemi nevojë ne në Gjermani". Marin kishte të gjithë bazën për një lojë të shpejtë dhe plot ide, aq sa tërhoqi edhe vëmendjne e trajnerit të Kombëtares gjermane Johakim Lëv për finalet e Kampionatit Europian. Andersen thotë: "Jahmiri mëson ditë pas dite. Ai nuk ka të njëjtin mentalitet, që unë e kam parë te shqiptarët e tjerë". Detyrat mbrojtëse duket nuk janë për të, por Andersen shton: "Jahmiri nuk është tipi për duele fizike, por ai megjithatë ai nuk i shmang dyluftimet".
Hyka është para së gjithash një profesionist. Ai është një anglishtfolës shumë i mirë. "Dinamo e Zagrebit dëshironte të më angazjonte menjëherë pas ndeshjes testuese (me Poloninë). Por unë dëshiroja fillimisht të njihesha me ofertën e tyrë", - thotë Hyka për gazetën gjermane. Menaxheri i TSV 1860 Munchen e coi atë në "Alianz Arena", ndërkohë që menaxheri i Mainc 05, Kristian Heidel piu më të një kafe në Mainc. "Unë u kisha thënë atyre, që unë do të pranoja ofertën më të mirë. Kjo është e gjitha në këtë cështje". Nga ana tjetër i ai ishte i informuar nga kolegët e tij në ekipin kombëtar, Ervin Skela (Energie Kotbus), Altin Lala (Hanover 96) dhe Edmond Kapllani (Karlsruhe) mbi ekipet gjermane. Frajburg kërkonte me shpejtësi ta bënte të vetin, por dhe TSV Munih e humbi për pak atë.
Jahmir Hyka nuk ka asnjë problem me stërvitjen, edhe pse ajo është shumë e rëndë për të, sic e pranon ai vetë. Në sezonin e tij të fundit te Tirana, ai ishte i lirë në detyrat taktike, një lloj shefi në mesfushën qendrore. "Loja atje (në Shqipëri) nuk ishte aq e shpejtë dhe intensive, kaq fizike si në Gjermani", - thotë ai. Lojtari i ri i Maincit në vitin 2006 ishte pjesë e Rozernborgut, ku drejtor i përgjithshëm ishte Rune Bratseth, një ish-lojtari i Bundesligës. Por Hyka nuk mundi të vazhdonte atje, pasi në ekipin norvegjez lejoheshin vetëm tre lojtarë jo-europianë, ndërkohë që Hyka kishte vetëm një vizë turistike. Gjatë asaj kohe ai nuk arriti dot të ishte në formacionin bazë, ndërkohë që më pas u detyrua të linte dhe vendin. Megjithatë ajo kohë i vlejti dicka shqiptarit të ri. Nga njëra anë ai mësonte shumë mirë anglisht, nga ana tjetër e rriti atë nga ana futbollistike. "Unë mësova si të luaja në skemën 4-3-3 si gjysmësulmues i majtë, pasi më parë kisha luajtur si mesfushor në skemën 4-4-2. Por pata mundësinë të provohesha edhe në rolin e një mbrojtësi shkatërrues", - thotë Hyka. Kundër kundërshtarëve ë fortë. Kështu që 57-kilëshi Jahmir Hyka atje në Herzlake, nuk i largohet as presionit të shtypit.
Jahmir Hyka jeton që nga mosha 17-vjec ëndrrën e tij. "Fillimi natyrisht që është i vështirë, të jesh larg familjes e miqve". Pas kohës në Norvegji ai kaloi te Olimpiakos i Pireut në Greqi. Por edhe atje nuk arriti të nënshkruante një kontratë. Në Greqi ai njohu sulmuesin e Mainc 05, Feliks Borja. Ish-trajneri i Kombëtares, Oto Baric, e mori në përfaqësuesen shiptare. "Për këtë unë duhet ta falënderoj atë. Në Shqipëri bazohen më shumë te lojtarët e vjetër". Në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian në grupin G, ku bënin pjesë Holanda e Rumania, ai luajti si zëvendësues në ndeshjet kundër Rumanisë e Sllovenisë. "Deri tani unë kam luajtur në pesë-gjashtë ndeshje, përfshirë edhe ato miqësore", - thotë ai. Trajneri i ri i Shqipërisë është Ari Han. Për momentin mendimet e Jahmir Hykës janë vetëm te Mainci. "Ne kemi këtu lojtarë mesfushorë shumë të mirë", - thotë 20-vjecari. "Do të jetë shumë e vështirë te futem në 11-shin e parë". Por, me pezullimin e Elkin Sotos, dera hapet për të pak më e gjërë. Deri në fundjavë nuk e dinte shqiptari për fatin e keq të konkurrentit të tij. "Soto nuk ka pasur shumë fat te Mainci", - thotë ai. "Ndoshta Hyka ka më shumë', - përfundon shkrimi i "Allgemeine Zeitung".