Orgji me tym hashashi me 13-vjeçaren

Gjykata e Tiranes
Tiranë, gjykata dënon me 6 vjet e gjashtë muaj burg autorin e ngjarjes, argëtoi shokët me vajzën e mitur.
Vajza u rrëmbye te “Don Bosko”, u mbajt në një banesë në Kombinat.
Një vajzë 13-vjeçare është mbajtur “peng” për tri ditë me radhë në një banesë në zonën e Kombinatit në Tiranë dhe katër meshkuj i kanë kërkuar asaj në mënyrë të vazhdueshme të kryenin marrëdhënie seksuale. Ndonëse e kanë trullosur, duke i hedhur tym hashashi në fytyrë, e mitura nuk ka pranuar dhe të rinjtë nuk kanë plotësuar epshet e tyre seksuale. Por, 13-vjeçarja nuk i ka ndaluar dot prekjen prej tyre në vendet intime të trupit dhe as “shfaqjet” e të rinjve që kanë masturbuar apo qëndruar të zhveshur përpara saj. Ngjarja në fjalë është shënuar në janar të vitit 2010 në Tiranë. Detajet perverse zbardhen në një vendim të Gjykatës së Tiranës, i shpallur pak ditë më parë, i cili deklaroi fajtor në lidhje me këtë ngjarje të pandehurin Armando G. dhe e dënoi atë përfundimisht me 6 vjet e 6 muaj burg. I pandehuri Armando u deklarua i fajshëm për akuzën e “prodhimit dhe shitjes së narkotikeve” dhe atë të “veprave të turpshme”, kryer në bashkëpunim. Armando G. u gjykua në mungesë në gjykatën e kryeqytetit, në një gjykim të veçuar nga tre të akuzuarit e tjerë të kësaj ngjarjeje. Sipas vendimit, e mitura kishte shkuar me dëshirën e saj me të rinjtë, fillimisht te Liqeni Artificial e më pas në banesën e njërit prej tyre. Në vijim publikohet ngjarja perverse, referuar vendimit të një tresheje gjyqtarësh të kryesuar nga gjyqtarja Manjola Xhaxho.
NGJARJA SIPAS GJYKATËS
Në datën 17.01.2010, shtetasja e mitur D.A., e lindur në shkurt 1996, ka takuar pranë godinës se televizionit “Vizion Plus” bashkëtëpandehurit Taulant N., Jah M., Sajmir P. Ka hipur në makinë me ta dhe me pas kanë shkuar te shkolla “Qemal Stafa”, ku në makine ka hipur dhe i pandehuri Armando G. Më pas, me makinë kanë shkuar nga Liqeni te Kopshti Zoologjik. Kur kanë shkuar atje, të pandehurit i kanë kërkuar të dëmtuarës të zhvishej që të kryenin marrëdhënie seksuale me të. Ajo nuk ka pranuar. Kështu ata janë kthyer me makinë te Zogu i Zi dhe prej aty e dëmtuara ka shkuar me të pandehurin Armando G. (pasi i ka kërkuar ky i fundit të që shkonin dhe ajo ka pranuar), te shtëpia që ai kishte marrë me qira, në zonën e Kombinatit, një apartament në katin e tretë të një ndërtese.
“NGUJIMI”
Banesa kishte dy dhoma dhe një kuzhine. Në kuzhine ka pasur pajisje elektroshtëpiake, por asgjë për t’u ulur. Një dhomë ishte bosh, ndërsa dhoma tjetër kishte një krevat dhe një televizor të vogël. I pandehuri Armando G., kur kanë shkuar në shtëpi i ka kërkuar të dëmtuarës D.A. të kryenin marrëdhënie seksuale, por ajo nuk ka pranuar dhe ai nuk ka kryer asnjë veprim. Me pas, ai i ka telefonuar shtetasit Taulant N. që të vinte në shtëpi dhe ndërkohë ka fjetur. Gjate qëndrimit në shtëpi, siç deklaron e dëmtuara, i pandehuri ka ndenjur lakuriq duke i treguar asaj organin seksual, duke masturbuar në sy të saj, duke i kërkuar të kryenin marrëdhënie seksuale. Ajo nuk ka pranuar dhe i ka kërkuar që të mos vepronte ashtu.
TENTATIVA PER “ORGJI” NEN TYM HASHASHI
Të nesërmen, më datë 18.01.2010, rreth orës 11:00, në shtëpi kanë ardhur bashkëtëpandehurit e tjerë, Taulant N., Jah M., Sajmir P. E mitura ndërkohë ka qenë e shtrirë në dhomën tjetër në krevat dhe mbasi është ngritur ka parë të pandehurin Armando G. dhe djemtë e tjerë që po pinin cigare me hashash dhe birra. Ata kanë filluar të kryejnë veprime të turpshme, duke nxjerrë organin e tyre seksual e kapur në pjesë të ndryshme të trupit të dëmtuarën për të kënaqur dëshirat e tyre seksuale. E dëmtuara ka kërcyer në efektin e tymit të hashashit, të cilin ata ia hidhnin në fytyrë. Ata i kanë kërkuar të kryejnë marrëdhënie seksuale, por ajo nuk ka pranuar dhe ata nuk kanë kryer veprime të tjera me të. Bashkëtëpandehurit Taulant N. dhe Jah M. kanë vazhduar të pinë birra, dhe kur është errësuar, kanë ndezur televizorin dhe kanë filluar sërish të kërcejnë me të dëmtuarën. Po ashtu, edhe i pandehuri Armando G. me bashkëtëpandehurin Taulant N. ka marrë të dëmtuarën për të kërcyer dhe gjatë kërcimit të dy e kanë prekur te vithet dhe ijet dhe kanë kërkuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me të, por ajo nuk ka pranuar dhe ata nuk kanë kryer asnjë veprim. Rreth orës 22:00, Taulanti, Sajmiri dhe Jaho janë larguar, ndërsa e dëmtuara D.A. ka ndenjur në shtëpi me të pandehurin Armando G.
Tre të tjerët u dënuan nga 6 muaj burg
TIRANE - Më 7 qershor 2010, Gjykata e Tiranës deklaroi fajtorë për akuzën “vepra të turpshme”, kryer në bashkëpunim, tre personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Në gjykim ndaj tyre gjykata pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar. Sipas vendimit të gjykatës, i pandehuri Jah M., Taulant N. dhe Sajmir P. u dënuan me nga 6 muaj burg secili. “Vepra e kryer nga të pandehurit paraqesin rrezikshmëri shoqërore, pasi kanë cenuar ato marrëdhënie që kanë të bëjnë me nderin dhe dinjitetin e femrës, dhe aq me tepër të një vajze të mitur, në rastin konkret të D.A.”, arsyetohej në vendimin e gjykatës ndaj tyre. Ky vendim, i cili ka marrë formë të prerë, është administruar në dosjen e gjykimit të Armando G. Madje, sipas gjykatës “të bashkëpandehurit u thirrën në gjykim për të deklaruar, por ata nuk pranuan të japin shpjegime”.
LIRIMI
Të nesërmen, më datë 19.01.2010, rreth orës 10:00, kur i pandehuri është ngritur nga gjumi, ata kanë dalë së bashku me të dëmtuarën D.A. nga shtëpia. Me furgon kanë ardhur deri te lulishtja pranë shkollës “Qemal Stafa” dhe aty e dëmtuara është larguar për në shtëpi, ku ka takuar gjyshen e saj dhe i ka treguar për sa i kishte ndodhur. Të dyja kanë shkuar në Komisariat të Policisë, ku e dëmtuara ka treguar rreth ngjarjes. Policia ka shkuar ne vendngjarje dhe ka këqyrur banesën e marrë me qira nga i pandehuri Armando G.
E dëmtuara i rrëfeu tmerrin gjyshes
Flet e mitura: Më kërkuan seks oral
Në deklarimet e saj, e mitura 13-vjeçare, e dëmtuar në ngjarje, ka pohuar se katër të rinjtë kanë pirë hashash dhe ia hidhnin tymin asaj në fytyrë. Sipas deklarimit të saj, gjatë kohës që ishte “e ngujuar” te banesa në Kombinat një nga të pandehurit kishte hequr tutat dhe i kishte kërkuar asaj të bënin seks oral, por ajo nuk pranuar ta kryejë një gjë të tillë. “E dëmtuara ka kërkuar të largohej, por ata nuk e kanë lejuar. Ata kanë ndenjur deri në darkë. Ata kanë pirë hashash dhe ia hidhnin tymin të dëmtuarës në fytyrë. Ata pinin edhe birra. E dëmtuara ka filluar të kërcejë dhe i pandehuri T.N. ka hequr tutat dhe ka ndenjur me mbathje dhe i ka kërkuar të dëmtuarës të bënin seks oral, por ajo nuk ka pranuar ta kryejë një gjë të tillë”, citohej deklarimi i D.A. në vendimin e gjykatës. Sipas deklarimit të saj, ditën që është liruar nga “ngujimi” treditor ajo është lënë në rrugë dhe është çuar nga një komshi te shtëpia e saj. “E dëmtuara ka takuar një komshi të saj, i cili e ka çuar në shtëpi, ku ajo ka takuar gjyshen dhe i ka treguar në lidhje me ngjarjen. Po ashtu, e dëmtuara deklaroi se i pandehuri Armando G. dilte lakuriq gjatë kohës që ishin vetëm në shtëpi, nxirrte organin seksual, ndërkohë që e dëmtuara i thoshte vishu se nuk mund ta shikonte”, citonte gjykata deklarimin e të miturës.
ARMAND BAJRAMI