Orhan Pamuk, “takim” në Kuvend
18/05/2010 Një takim me një vend të ngjashëm, ku dikur “s’ndodhte asgjë”. Mbase takim me njerëz nga e njëjta “e kuqe”, si kod gjentik “trishtimi”, ndjesie apo historish të pathëna. Por në të vërtetë vetë shkrimtari Orhan Pamuk e cilësoi takimin në Shqipëri si një takim ku ai ndihej i afërt dhe ndaj foli “me zemër”. Dje në të parën vizitë në vendin tonë, u prezantua edhe romani i tij i fundit në shqip “Stambolli”. Të pranishëm në ceremoninë e pritjes për nder të nobelistit, të mbajtur në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, përveç botueses së tij në Shqipëri Flutura Açka dhe kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli ishin edhe njerëz të letrave, artit dhe kulturës.
Për të pranishmit mbi veprën e Pamukut dhe letërsinë e tij folën shkrimtari Zija Çela, Arian Leka dhe Agron Tufa.
Vetë Pamuk e cilësoi të veçantë “takimin” e tij në Kuvend, si të parin e këtij lloji “letrar”, që ai organizonte në një sallë të tillë. Nesër është planifikuar që shkrimtari i njohur turk të vizitojë Beratin, vizitë që e kishte kërkuar me dëshirën e tij përpara se të mbërrinte në Shqipëri.
Stambolli dhe të tjera....
Kur lind nga “asgjëja”....
Kishte menduar të fliste në anglisht, por në momentin kur iu desh “ të rrëfehej” nuk hezitoi aspak: duhej të fliste me gjuhën e zemrës, domethënë në turqisht. “Mendova të flas turqisht apo në anglisht. Meqë mbrëmja më impresionoi, emocionoi do të flas në gjuhën turke. Në gjuhën turke fjalët më dalin nga zemra, në anglisht nga mendja. Dua të flas më sinqerisht me ju”,- u shpreh shkrimtari Orhan Pamuk, që shtoi se në Shqipëri e ndiente veten si në shtëpinë e tij. “E ndiej veten si në shtëpinë time, se ndaj shumë gjëra me ju. Nuk dua të përsëris, por të gjithë i dimë lidhjet e gjata historike kulturore turko-shqiptare. Të gjithë parafolësit thanë gjëra të bukura, por do të marr spunto nga dikush. Sigurisht është i rëndësishëm fakti, historia e përbashkët. Por më i rëndësishëm se fakti, është se ndjenjat janë të përbashkëta.
Në fjalën e parafolësit thuhej: 50 vjet jemi mbyllur në vetvete, jemi izoluar nga bota. Këtu nuk ndodhte asgjë. Këtë e kam ndier në Turqi deri në moshën 40 vjeçare. Tani Turqia është vend aktual me të gjithë diskutimet për islamin, BE etj., një vend në qendër të arenës. Por në të kaluarën s’ka qenë ashtu. Jetonim me ndjenjën se këtu nuk ndodh asgjë.
Kjo më kujton hopin e madh që ka bërë Turqia në skenën botërore.
Por libri im niset nga ndjenja, këtu s’ekziston asgjë”. Kështu e nisi rrëfimin për procesin e “krijimit” të tij, Pamuk.
Ai pohoi se libri i tij sheh me energjinë, ndjenjën e revoltës. “Kam jetuar e shprehur në roman pse jemi larg Evropës (në të kaluarën). Sigurisht kjo më nevrikoste e mbyllte në vetvete për të kërkuar më shumë gjëra nga vetja. Ndjenja që mbizotëron është: këtu s’po ndodh asgjë. Këtë ofronte edhe kultura shqiptare. Sigurisht është ndjenja larg qendrës. Sa më shumë e ndjen veten larg qendrës, aq më shumë duhet të afrohemi te vetja.
“’Stambolli’ është autobiografia ime deri në moshën 23 vjeçare. Në të njëjtën kohë, jam përpjekur të rrëfej se si ndikon qyteti në qenien tonë. Që në moshën 7-23 vjeç doja të bëhesha piktor. Po përsëri diçka që e kam thënë shpesh: meqenëse nuk isha i suksesshëm si piktor, u bëra shkrimtar. ‚Unë jam e kuqja’ është roman krejtësisht personal, për të treguar dashurinë time për pikturën.
Në Stamboll është e vështirë për një të ri që nuk shesh asgjë, të bëhet piktor. Një i ri piktor, në një vend mysliman ku nuk është zhvilluar piktura. Deri në 22 vjeç insistoja të bëhesha piktor. Nëna më këshilloi: “Këtu nuk bëhesh dot, këtu nuk ndodh asgjë. Në një vend ku nuk ndodh asgjë, asnjë s’ka asgjë të pikturojë dhe nuk motivohet të shkruajë.”
Por kur lind dëshira për të treguar, luan vetveten, kupton se në këtë vend po ndodh diçka.
Tregova se si qyteti, Stambolli, më shihte mua. Është një rrëfim, biografi, histori. Janë ndjenjat që krijojnë qytetin. Perceptimet për të natyrisht janë spontane. Dashurojmë vendin ku jemi rritur. Tani kuptojmë pse e duam qytetin, këtë qytet. Ndjenjat e ngjallin qytetin, duke e menduar për të. Nëpërmjet logjikës ne kuptojmë ndikimin e qytetit. Në qendër të romanit është ndjenja e trishtimit. Është Stambolli i viteve 1960-1970, shumë i trishtueshëm për mua. Aty shikoni rrënojat e Perandorisë Osmane, xhamive, himameve, gjithçka në shkatërrim e sipër. Në të njëjtën kohë, ky qytet jeton në varfëri pranë Evropës dhe kuptuam se ky fat nuk do të na ndiqte për të gjithë jetën tonë. Kur shkrova tregimet e para në revistë, shokët më thanë: “Kush çan kokën për tregimet turke?! Unë kuptova se mund ta thyeja këtë testim’ të keq”.
E megjithatë ka plot nga ata që i kanë thënë: “Stambolli nuk është kaq i trishtuar, ai është ndryshe.” Kështu thonë edhe turistët që shëtitin në Stamboll duke ngrënë akullore. Kjo është e vërtetë, 40 vitet e fundit, Stambolli nga bardhezi është kthyer në shumëngjyrësh. Kjo, kur flet për Stambollin turistik. Ka dhe një vend tjetër, ku ndeshesh me varfëri dhe secili ka qytetarët e tij. Gjithmonë theksoj se letërsia është ai art ku shkrimtari flet për vete, lexuesit e kuptojnë sikur flet për të tjerët. Në këtë libër flas për veten, duke folur për veten, kam folur dhe për Stambollin. Çdo njeri që flet për veten, flet për qytetin e tij. Jeta më ka mësuar se në momentin që flasim me guxim për historinë, veten tonë, humb ndjenja: këtu s’ka asgjë! Tregimet në librat e mi janë histori të jetës sime.