Remuzika IX

Salla e kuqe e Pallatit të Rinisë do të jetë arena ku talentin e tyre do ta dëshmojnë para publikut kosovar hiq më pak se 200 artistë, kompozitorë, instrumentistë dhe ansamble të ndryshme nga e tërë bota. Këta muzikantë do të jenë në Prishtinë prej datës 18 deri më 25 maj, pasi që në këtë kohë do të mbahet edicioni i nëntë i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “ReMusica 2010”.
Në hapje të këtij festivali do të paraqitet Ansambli Muzikor ‘Camertata Tirana’ me dirigjent francezin Jean Michel Ferran.
Në konferencën për shtyp që e mbajti drejtori i këtij festivali, Rafet Rudi bashkë me bashkëpunëtorët e tij, u tha se sivjet Remusica vjen me risi, me program edhe më të pasur dhe më tërheqës për publikun, duke ruajtur gjithmonë synimet e saj themelore, popullarizimin e muzikës bashkëkohore dhe afirmimin ndërkombëtar të muzikës bashkëkohore shqiptare. “Dita e parë e saj do t’i kushtohet tërësisht muzikës shqiptare, që do të na e sjellë ansambli ambicioz ‘Camertata Tirana’, tregoi kompozitori Rudi.
Ai shtoi se do të jenë të pranishëm, gjatë tetë netëve të festivalit, rreth 200 artistë, kompozitorë, instrumentistë dhe ansamble muzikore nga disa vende të botës.
Rudi tregoi se gjatë këtyre ditëve do të mbahen rreth 14 koncerte, ndërsa është parashikuar të mbahet edhe një tribunë mbi muzikologjinë si dhe një një konferencë ndërkombëtare dyditore, me ç’rast do të marrin pjesë përfaqësues të disa festivaleve prestigjioze evropiane.
“Do të jetë edhe një kënd i veçantë kushtuar edhe fëmijëve, “Remusica junior”, një rubrikë e veçantë për të afruar edhe fëmijët në këtë ngjarje të madhe të muzikës në Prishtinë. I bindur se edhe muzika elektronike mund të jetë e kapshme për fëmijë, kompozitori italian Lucio Garau, do të prezantojë koncertin e muzikës elektronike për fëmijë, të bazuar në përrallat e vëllezërve Grim”, tha Rudi. Ndërkaq, në kuadër të vitit të Shopenit, Remusica do të inkuadrohet me një koncert specifik ku do të interpretohen veprat e Shopenit nga pianistja Yllka Istrefi.
Përveç përvjetorit të kompozitorit Shopen, ky festival do të shënojë edhe përvjetorët e disa prej kompozitorëve më të njohur shqiptarë. Rudi tregoi se një ditë e veçantë do t’u kushtohet shënimit të 75 vjetorit të kompozitorëve Vinçenc Gjini, Bashkim Shehu dhe Feim Ibrahimi.