Orikum, banorët në protestë për ndërtimin e një pallati në pronat e tyre
Rreth 680 familje nga qyteti i Orikumit në rrethin e Vlorës kanë protestuar dje mbi ngritjen e një pallati në pronat e tyre të marrë nga ligji 7501 dhe këta banorë janë mbështetur ndërkohë nga kryetari i bashkisë Kanan Braho, por gjithmonë në mes është përmendur ligji dhe në rastin konkret përgjegjësia i është lënë ZVRPP që e ka dhënë certifikatën e pronësisë për disa pronarë që kanë filluar ndërtimin e pallatit. Gjithçka ka ndodhur dje rreth mesditës kur banorë të këtyre familjeve kanë dalë në protestë dhe kanë kërkuar pezullimin e punimeve për ndërtimin e një pallati gjigand në hyrje të qytetit të Orikumit.
Banorët shprehen se kanë dokumente të rregullta që kanë nën pronësi këtë tokë, marrë në bazë të ligjit 7501. Ata kanë qenë prej dhjetëra vitesh punonjës të ndërmarrjes bujqësore Rinia dhe në bazë të këtij ligji kanë marrë në përdorim këtë tokë. Ata shprehen se ende ligji është në funksion dhe në këtë mënyrë askush nuk ka të drejtë të marrë këtë tokë dhe të ndërtojë pallat. Mirëpo ndërkohë disa persona kanë marrë certifikatë pronësie pranë ZVRPP dhe në bazë të kësaj certifikate kanë filluar punimet. Banorët pranojnë se nuk e kanë në pronësi këtë tokë por vetëm në nazë të ligjit 7501 por po ashtu pohojnë se edhe ata që hiqen pronarë me certifikatë nuk kanë qenë asnjëherë pronarë të kësaj toke dhe se certifikatën e kanë sigurua me falsifikim. Me banorët është bashkuar edhe kryetari i bashkisë Orikum Kanan Braha që thekson se mbështet punëtorët por ndërkohë që këtë problem e zgjidh vetëm ZVRPP, banorët nuk kanë lejuar sot vazhdimin e punimeve dhe kanë konfirmuar se këtë gjë do të bëjnë çdo ditë.