E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ormeni: Tërmet 5 ballë në Kavajë

Pas lëkundjeve të regjistruara për disa ditë me radhë në qarkun e Dibrës, lëkundja sizmike e radhës është shënuar në rrethin e Kavajës.
Lëkundja sizmike është konfirmuar për RTV "Ora News", nga sizmiologju Rrapo Ormeni, i cili sqaroi se epiqendra e tërmetit ishte rreth 2 kilometra në juglindje të qytetit të Kavajës.
Ormeni sqaroi se lëkundja ishte me intesitet 5 ballë dhe magnitudë 4.3 ballë.Lëkundja sizmike është ndjerë edhe në qytetin e Durrësit dhe rrethinat e tij.Ndërkohë sipas të dhënave të deritanishme nuk ka informacione për viktima dhe dëmë materiale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›