Inspektoriati ndërtimor në Elbasan prish 9 ndërtime pa leje

Inspektoriati i Policisë ndërtimore të Bashkisë në qytetin e Elbasanit në një aksion, prishi sot 9 objekte pa leje në qendër të qytetit shumë pranë pallatit të sportit " Tomorr Sinani", kryesisht dyqane që tregtonin konfeksione. Shefi i Policisë ndërtimore të Bashkisë, Aurel Kaja tha se, "prishja e 9 dyqaneve realizohet sipas një vendimi të KRRT së Bashkisë për prishjen e objekteve që ushtrojnë aktivitet pa leje, me qëllim zgjerimin e rrugës sipas planit urbanistik të qytetit". Aksioni nuk u kundërshtua nga pronarët e 9 objekteve, që ishin lajmëruar një javë më parë për prishjen e tyre. Aksionet për prishjen e objekteve pa leje do të vijojnë në fillim të javës tjetër në lagjen "Kozma Naska".
...