Ornela Muti: “Seksi më mban të freskët!”
Ndonëse është jo pak, por numëron pas shpine 53 vite, artistja italiane Ornela Muti vazhdon të gëzojë një formë që shumëkush nga femrat do t’ja kishte zili. Në një revistë italiane aktorja thotë: “Falë dashurisë, erotizmit, madje pse jo, seksit të bërë me zgjuarsi dhe larg monotonisë, unë sot gëzoj formën që ju të gjithë shikoni”. Ornela shton gjithashtu se ka të bëjë edhe dieta ushqimore, ushtrimet fizike si dhe ato spirituale. Muti deklaron se nuk ka aspak frikë nga ideja dhe fakti i plakjes. Madje ajo hedh poshtë edhe thashethemet se aktorja mund të kishte aplikuar kirurgjinë plastike. “Jam e tëra siç më ka bërë nëna.” – thotë ajo. Ndërkaq, Muti shfaqet porsi një çupëlinë ndonëse vitet kanë ecur mjaft për të, duke u futur në dekadën e gjashtë të jetës.
Gojët e liga thonë se aktorja gëzon këtë formë për t’u pasur zili ngaqë ka bërë operacione plastike, por Ornela mbrohet duke thënë:
“Vështroni me kujdes fytyrën time, gojën, veshët, hundën. Askund nuk duken shenja të bisturisë apo të ndonjë ndërhyrjeje plastike.” Ornela Muti duket sot njësoj sikur të ishte 30 apo 40 vjeçare. “Nëna natyrë” është treguar mesa duket tepër bujare me aktoren e njohur, pasi përveç të qenurit të bukur e simpatike i ka falur asaj edhe rini të gjatë. Por gjërat nuk janë krejt rastësore; Artistja tregon se ka një recetë të cilën e ka përdorur për të mbajtur formën e mirë që shfaq. Në këtë recetë hyjnë seksi, spiritualizmi dhe dieta ushqimore. Prej disa vitesh Ornela tregon se është konvertuar në fenë budiste dhe ka udhëtuar shumë nëpër botë. Me kalimin e kohës ajo shton se ka arritur të gjejë më në fund paqen e shumëkërkuar shpirtërore. Ndërsa sa i takon seksit, “...unë e dua seksin me pasionin dhe entuziazmin që kam pasur kur isha 20 vjet” – thotë ajo. Ornela për momentin po shijon lidhjen e dashurisë me shokun e saj Fabrice, ndërkohë që siç thotë vetë artistja, për martesë as që nuk i bie ndërmend, pasi rrezikohet që gjithçka të prishet. “E ç’mund të kërkoj më shumë nga jeta?!”
Përgatiti: P.GROSI
6 Gusht 2008