Ortodoksia shqiptare; koka në Athinë trupi në Kosinë
Deklaratat e historianit të njohur shqiptar dhe njërit nga hartuesit e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Sabri Godo, duket se po vërtetohen çdo ditë e më shumë. Ajo që zoti Godo tha se Athina zyrtare ka plane të rrezikshme kundër Shqipërisë, u vërtetua edhe me një tjetër veprim të fundjavës së kaluar.
Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, e cila u shkëput nga ajo greke me nismën e Fan Nolit, duket se do ti duhet që të ndryshojë emrin e saj, pasi vetë fjala “Autoqefale” nënkupton “kokë me vete”, pra e pavarur. Ortodoksët shqiptar duket se kanë mbetur të pafuqishëm për të nxjerrë një kryepeshkop nga vendi i tyre që ti drejtojë ata. E në një moment të tillë, patjetër që do të ndërhyntë Greqia, duke dërguar ambasadorin e saj për popullsinë ortodokse e duke zgjedhur atë edhe “President” të tyre. Anastasios Janullatos, që në fillimet e detyrës së tij në Shqipëri nuk dinte as fjalën më të vogël në shqip për të predikuar, e që tashmë ka kërkuar nënshtetësinë shqiptare, solli një tjetër përfaqësues helen në krye të ortodoksëve të jugut. Skandali i zhvarrimit të eshtrave u pasua nga një tjetër i fundjavës së fundit. Janullatos ka fronizuar si metropolit të Gjirokastrës, Përmetit, Tepelenës dhe Sarandës një tjetër shtetas grek, Dhimitris Sineimatis. Ka shkuar kështu në tre numri i klerikëve të lartë ortodoks që janë nështetas grek.. Dhe ajo që të çudit më shumë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, në një kishë ku shkojnë për adhurim besimtarë ortodoks shqiptarë, në trupin e të cilëve ka gjak shqiptari e që janë pasardhës të shumë atdhetarëve që kanë derdhur gjakun e tyre për tu mbrojtur nga vërshimet helene drejt vendit të tyre, predikimi i radhës dhe dhënia e detyrës së metropolitit të ri grek organizohet në gjuhën greke.
E pikërtisht në këtë ceremoni emërimi të një kleriku të lartë grek, merrte pjesë edhe “i njohuri”, Vasil Themollari. Ngjarjet që burojnë nga Athina zyrtare, duket sikur po pasojnë njëra tjetrën dhe formojnë një zinxhir fundi i të cilit duket në Shkumbin. Nuk është nevoja që të shkojmë në kohën e genocidit që grekët ushtruan mbi popullsinë çame, për të kuptuar qëllimet e tyre. Mjafton ti hedhim një sy ngjarjeve të viteve të fundit ku helenizmi nxorri filizat e rrenjëve të historisë. Kërkesa për tu zgjeruar në territorin shqiptar, tashmë nuk po kërkohet ashtu siç u bë në trazirat e 1997-ës, por po bëhet në hundën e diplomacisë shqiptare që ende vazhdon të heshte.
Tirana zyrtare nuk u ndie as në momentin kur Athina kërkoi hapjen e shkollave greke në territorin shqiptar dhe nuk pranonte assesi hapjen e atyre shqipe në territorin helen, as në momentin kur grekët ngritën flamurin në jug të vendit, as në deklaratat e presidenti grek që thoshte se rruga e Shqipërisë për në BE kalon nëpër Athinë, an në pensionet që Greqia u ka dhënë shqiptarëve të jugut edhe pse kanë kombësi dhe nënshtetësi shqiptare, as në tabelat në greqisht që varen nëpër dyqanet e një pjesë të mirë të qyteteve të jugut e as në raste të tjera që tashme janë bërë në rutinë të përditshme e që një ditë do të bëhet ekskluzivitet i servirur për fatin e hidhur të mbarë shqiptarëve.
Nuk e di se sa shqiptar do ti ndihet një ortodoks shqiptar nëse nesër në një qytet të jugut do të ngrihet flamuri helen, ashtu siç ndodhi në trazirat e vitit 1997, që qarqe të caktuara e quajtën si veprim i një grupi të caktuar. Të njëjtën gjë do ta pyesja edhe për muslimanët shqiptar nësë një vend arab ngre flamurin e tij apo për katolikët nëse diku në veriperëndim do të shikonim flamurin italian.
Akoma më keq, në një moment kur çamët kërkojën të drejtat e tyre, radio që vijnë nga territori grek dhe transmetojnë program në shqip, e paraqesin Vorio Epirin si pjesë helene dhe se janë vetë grekët që kanë luftuar për lirinë e këtij vendi. Me paturpësinë më të madhe, në këto radio transmetohen këngë patriotike, ku flitet për trimat grekë që gjasma kanë rënë në Vorio Epir. Dhe sërish diplomacia shqiptare hesht dhe nuk guxon as për reagimin më të vogël.
Shqiptaria dhe gjaku i qindra mijëra patriotëve që luftuan për të mbrojtur vendin e tyre, tashmë po njësohet me disa pencione greke që po mbushin barkun e popullsisë së jugut. Kurrësesi nuk do ti quaja shqiptar ata që e shesin kaq lirë shqiptarinë e tyre, qofshin këta muslimanë, ortodoksë apo katolikë, persona këta që jetojnë vetëm për sot, pa menduar historinë që do ti shkruajë më shkronja të zeza si tradhëtarë të identitetit të tyre.