Rikthimi i Selamit dhe prapaskenat!!!
Politika shqiptare për një javë përjetoi një gjallëri të admirueshme. Në Tiranë mbërriti papritur ish kryetari i Partisë Demokratike në vitet 92-95 , Eduart Selami. Erdhi po çfarë solli?! Selami është një prej të paktët figura të politikës shqiptare ,që gëzon një imazh tepër pozitif në opinionin publik shqiptar. Në memorien e shumë shqiptarëve Selami vazhdon të kujtohet si ai “djali simpatik” dhe i guximshëm që ishte në ballë të protestave në vitin 1990 dhe që më pas pati guximin të kundërshtonte i pari Sali Berishën që në atë kohë ishte pothuajse i pakundërshtueshëm.
Pas 11 vitesh largimi nga shqipëria , u duk qartë se largësia dhe të qënit jashtë debatit shterpë dhe të përditshëm të politikës shqiptare i kishin ruajtur pothuajse të pa konsumuar figurën e Eduart Selamit. Ai mbërriti në Tiranë dhe si rrallë herë , mediat filluan punën për të zbuluar qëllimin e viztës së tij të papritur. Ai deklaroi disa herë se vizita ishte private dhe se kishte ardhur të takonte miqtë e vjetër , të cilët kishte shumë kohë pa i parë. Edhe pse buzëqeshja në fytyrën e Selamit nuk të linte shans tjetër veç të besoje atë që thoshte ai vetë, gazetarët, analistët, edhe politikanët nuk i besuan shumë këtyre fjalëve.
Për një javë rresht Selami takoi miq të vjetër , u çmall me ta por nuk harroi të bëjë dhe miqësi të reja. Edhe pse në një fshehtësi të madhe , nuk u arrit të mbahej e fshehtë takimi i tij me Berishën. Misteri që shoqëroi më pas këtë takim , la hapësirë për të dhënë shumë variante nga ana e publikut apo mediave. Berisha , i cili që pas ardhjes në pushtet ka mësuar shumë mirë se kjo situatë politike nuk të lejon të bësh armik dhe njeriun më pa vlerë në politikë, kësaj here la mënjanë mëritë e vjetëra dhe i shtrëngoi dorën atij njeriu që në kulmin e pushtetit të vet pati guximin ti thoshte jo.
Një javë në tiranë , për Selamin majftoi që të respektonte shumicën e atyre personave me të cilët kishte qënë koleg në një kohë apo kishte patur miqësi. Selami përsërit qëllimin e viztës së tij edhe pas takimit me Sokol Olldashin. Por kësja here e tradhëtonte momenti dhe vendi që ishte zgjehdur për këtë takim. Nuk mund të jetë një takim privat kur vendos të takohesh në një vend të tillë siç është Hotel Rogner dhe kur të njekin një duzinë me kamera dhe po aq gazetarë. Me hir apo pa hir disa politikanë të mazhorancës pranuan se vizita e tij e Shqipëri nuk ishte dhe aq e paqëllimtë. Mazhorancës pas një viti në pushtet dhe në një situate të vazhdueshme konflikutualiteti me opozitën dhe shumë institucione të vendit , si dhe në prag të një fushate elektorale do ti duhej shumë një figurë e pakonsumuar se Selami që gëzon respket edhe në rradhët e të majtëve. Në korridoret e politikës shqiptare jo më kot po qarkullojnë zëra se Selamit i është ofruar një mundësi për të qënë aktiv në politikë dhe për tu kthyer përfundimisht në Tiranë. Madje shkohet dhe më tej duke e parë Selamin si kandidat të mazhorancës në Shijak, pikërisht në atë zonë që PD në 3 korrik fitoi me aq vështirësi dhe ku Olldashi filloi ngjitjen e karierës së tij politike.
Me një lëvizje të tillë Berisha do te zgjidhte dy çështje njëherësh. “Dmth , me një gur do vriste zogj”. Nga njëra anë me kandidimin e Selamit në Shijak , mazhoranca do të kishte shanset më të madhe për fitore dhe në këtë mënyrë do të ruheshin numrat në Kuvend. Ndërsa nga ana tjetër Berisha do të përmbushte premtimin për të rikthyer në PD të gjithë të larguarit. Ndonëse ende nuk dihet asgjë e sigurt se çfarë do të ndodhë me të ardhmen politike të njërit prej liderëve të dhjetorit, qëndrimi i tij në kryeqyetin shqiptar prishi dhe ndreqi shumë plane nga të dyja anët e politikës shqiptare. Ndonëse ai u largua për në SHBA, rikthimi i tij këtë herë duket se nuk do të jetë aq i largët sa herën e parë.