Shtyrja e statusit, një tjetër shans për shqiptarët
Shtyrja e statusit të Kosovës nxiti jo pak kënaqësi te shqiptarët e Kosovës. Të lodhur nga pritja dhe shpesh herë të zhgënjyer nga premtimet e pambajtura të politikanëve vendas dhe atyre të huaj kosovarët kanë më shumë se asnjë tjetër të drejtë të revoltohen. Në fakt shenjat e një zvarritje kishin filluar të dukeshin që në shator kur për herë të parë shefi I politikës së jashtme të Bashkimit Evropian , Havier Solana kishte përmendur një si nëpër dhëmbë frazën shtyrje të statusit përfundimtar. Më vonë gjithë kësaj I doli tymi kur publikisht , kryenegociatori Marti Ahtisari pranoi se kishte vendosur të shpallte propozimet e tij për përcaktimin e statusit përfundimtar pas zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi. Ky vendim ka dy anë për të cilat mund të gjykohet pozitivisht dhe negatizvisht. Në fakt për shqiptarët , kjo edhe pse jo për faj të tyre shënon një humbje të vogël. Sërbët arritën që nëpërmjet taktikës së mbjelljes së frikës dhe destabilitetit të bindnin ndërkombëtarët për të shtyrë dhe për disa kohë determinimin e statusit dhe të ardhmes së Kosovës. Që prej fillimit të proçesit negociues ky ka qënë qëllimi I Serbisë. Ndërsa nga ana tjetër ky moment nëse menaxhohet mirë nga klasa politike kosovare mund të kthehet në një plus në favor të tyre. Tashmë kush më shumë e kush më pak të gjithë arrijnë ta parashikojnë fundin e kësaj historie. Pra ajo që para një decade konsiderohej si tabu në zhargonin politik të faktorit ndërkombëtar , tashmë artikulohet pa asnjë ndroje. Me pak fjalë përveç Serbisë, të gjithë janë të vetëdijshëm se realiteti politik në Kosovë është I tillë që nuk pranon zgjidhje tjetër përveçse një pavarësie që edhe mund të retushohet në disa drejtime. Për këtë janë të bindur edhe ndërkombëtarët madje dhe Rusia që luan rolin e “djalit planprishës”. Pra shtyrja për disa javë përcaktimit të statusit nuk devijon dhe nuk tjetërson rezultatin e proçesit. Shqiptarët në këto 8 javë kanë në dorë një shans të mirë për ti treguar Evropës por edhe më gjërë se janë aq të pjekur dhe të gatshëm për të bërë një shtet sa që fjalët e tyre para grupit të kontaktit dhe garancitë e dhëna për respektimin e të drejtave të minoriteteve , nuk janë aspak demagogji . pika më e nxehtë e këtij proçesi është statusi i monoritetit serb në Ksovë pas statusit dhe respektimi i të drejtave të tyre. Shqiptarët kanë thënë e stërthënë se do ta respektopjnë këtë minoritet dhe se nuk kanë aspak ndërmend të hakmerren për atë që jetuan në vitin 99. Por siç do premtime dhe ky kërkon garanci. Garancitë në këtë rast nuk janë vetëm ndërtimi i strukturave dhe infrastrukturës ligjore për të garantuar këto premtime, por dhe një vullnet i provuar në praktikë. Dhe nuk ka rast më të mirë për të provuar para gjithë skeptikëve se kosovarët tashmë janë në gjëndje të ecin të pavarur sipas një vullneti të shumicës dhe respekt ndaj pakicës. Edhe pse gjëndja në Kosovë tani mund ti ngjajë një llave të nxehtë vullkani që ka formuar një shtresë të fortë por delikate, shqiptarëve i takon që të mos marrin shkopin dhe të trazojnë këtë shtesë për të bërë që të shpërthejë sërish vullkani. Për të tjerat me siguri do të mendojnë atë që kanë marrë përsipër ti japin një zgjidh j e, dhe dilemës së fundit në rajonin e nxehtë të ballkanit.