E Shtunë, 31 Tetor 2026

Osama Bin Laden paralajmëron Bashkimin Europian

Osama Bin Laden nëpërmjet një mesazhi ka paralajmëruar Bashkimin Europian se do të ndëshkohet rëndë për botimin e karikaturave të Profetit Muhamed në gazetat europiane. Në një incizim të publikuar në një faqe interneti thuhet se botimi i karikaturave ishte një fyerje më e rëndë se goditja me bomba në shtëpitë me gra dhe fëmijë nga forcat e Perëndimit. Zëri i shoqëruar me nëntituj në anglisht në faqen e internetit dëgjohet ndërkohë që në video paraqiten pamje të Bin Ladenit me një pushkë në dorë. Karikaturat e Profetit Muhamet u botuan në gazetat daneze në vitin 2006, duke shkaktuar protesta masive në vendet islamike kudo në botë. Muajin e kaluar ato ribotuan një nga karikaturat, ku Muhameti ka një bombë në kokë në vend të turbanit, si shenjë e angazhimit të tyre ndaj lirisë së shprehjes. Në deklaratën e Bin Ladenit thuhet se karikaturat janë pjesë e një kryqëzate të re kundër islamizmit në të cilën Vatikani ka luajtur për një kohë të gjatë një rol qendror.

21 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›