E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oscar: Dua të bëhem legjendë e Chelseat

Mesfushori i Chelseat, Oscar dëshiron ta ndjek rrugën e Frank Lampardit e John Terryt, duke u bërë legjendë e klubit anglez. Braziliani i ri u bë figurë kyçe në javët e fundit, pasi startoi nga minuta e parë në tri nga katër ndeshjet e fundit, që prej debutimit magjik ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve, ku realizoi dy gola.

“Shpresoj që të lë shenja sikur Lampardi e Terry në Chelsea. Ata kishin një karrierë të bujshme në klub dhe janë mjaft të rëndësishëm për skuadrën. Ata janë idhuj këtu”, deklaroi 21 vjeçari, i cili iu bashkua ekipit londinez gjatë verës për 25 milionë funte.

Në intervistën dhënë tabloidit Daily Mirror, ai thotë se nga ndeshja me Juventusin, njerëzit e shohin me një sy tjetër dhe e vlerësojnë më shumë. Oscar shpreson të përmirësohet dhe ta japë kontributin e tij për Blues, në arritjen e sukseseve të mëtutjeshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›