E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hysi befason Prishtinën

Prishtina sërish ka rrëshqitur keq në shtëpi të vet. Pas Trepçës 89, edhe Hysi ia ka dal ta mposht kampionin aktual të Kosovës midis kryeqyteti me rezultat 1:2 – në ndeshjen e parë të javës së tetë të Superligës.

Kështu, Hysi befasoi me të madhe, kur dihet se këtë edicion e ka nis me lojtarë thuajse krejtësisht të rinj, andaj prishtinasit konsideroheshin favorit për ta fituar këtë duel.

Ekipi i Hysni Maxhunit e heshti stadiumin prishtinas qysh në minutën e 11-të, kur Edon Zeqiri shënoi për rezultat 0:1.

Pas këtij goli, Hysi përpiqej ta ruante avantazhin, derisa nëpërmjet kundërsulmeve e rrezikonte seriozisht portën bardh e kaltër. Ndërsa, Prishtina bënte përpjekje për t’i barazuar shifrat, duke dominuar në posedim të topit.

Kështu, Enis Gavazaj për pak sa nuk i barazoi shifrat në minutën e 35-të, kur e qëlloi transversalen e portës bardh e zi.

Vendasit i kanë barazuar shifrat tek në minutën e 70-të, kur Azem Ahmeti nga pika e bardhë shënoi për rezultat 1:1.

Pas këtij goli, prishtinasit u hodhën në sulm për ta fituar betejën, por një kundërsulm i mysafirëve i la të fjetur, ngase në minutën e 83-të Arlind Zylfallari shënoi për rezultat 1:2, duke ia regjistruar Hysit fitoren e tretë në këtë stinor.

Prishtina mbetet në kuotën e 16 pikëve, derisa Hysi tani i ka tubuar 11 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›