E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas Realit, në Premierligë

Pas Real Madridit, në Premierligë. Jose Mourinho i ka idetë e qarta se ku do ta vazhdojë karrierën, pasi t’i japë fund eksperiencës në Real Madrid. Ai shihet si pasardhës i Sir Alex Fergusonit në Manchester United.

“E them thjesht se, pas punës sime këtu në Real, ndalimi i radhës do të jetë në Angli, por nuk e di se kur. Nuk e mendoj shumë këtë, sepse kam nënshkruar kontratë katërvjeçare me Realin dhe e kam bërë sepse dëshiroja ta drejtoja këtë skuadër në këtë moment”, theksoi ‘Special One’ për CNN.

Përpos United, për Mourinhon janë të hapura mundësitë që ta drejtojë sërish Chelsean ose Manchester Cityn.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›