E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chievo shkarkon Di Carlon, arrin Corini

Domenico Di Carlo nuk është më trajner i Chievos. Klubi italian ka njoftuar përmes uebfaqes së vetë zyrtare se e ka shkarkuar trajnerin e deritashëm.

“E falënderojmë përzemërsisht, jo vetëm për rezultatet e shkëlqyeshme të arritura në tri sezonet që ishim bashkë, por mbi të gjitha për angazhimin, profesionalizmin dhe dedikimin e pafundmë”, shkruan në uebfaqen e verdh e kaltërve.

Ndërkohë, klubi nga Verona e ka gjetur menjëherë zëvendësin e Di Carlos. Në vazhdim të sezonit, këtë ekip do të udhëheq Eugenio Corini, deri dje futbollist i këtij ekipi, i cili do të prezantohet shumë shpejt në qendrën sportive Peschiera.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›