Oslo, Pasha kualifikohet në finale: Momenti më i bukur i jetës time
OSLO- “është momenti më i bukur i jetës time. Ndjej se Europa u bë një familje sot në skenë.”- ky është komenti që këngëtarja shqiptare Juliana Pasha ka bërë për gazetarët në konferencën për shtyp të organizuar menjëherë pas përfundimit të natës së parë gjysmë finale të festivalit Europian. “Nuk mundem pa ty”, në anglisht "It's all about you", u përzgjodh, nga televotimi i hapur në të gjithë Europën, ndër 10 këngët të cilët do të marrin pjesë në natën finale të shtunën më 29 maj.
Gjatë konferencës këngëtarët tërhoqën shortin se kur do të performojnë në skenë në natën finale. Kështu Shqipëria do të këndojë e 15-ta dhe për të gjithë televotuesit do të jetë me kodin 15.
Performanca e mbrëmshme e Juljana Pashës ishte në nivel mjaft të lartë. E shoqëruar në skenë nga tri këngëtare amerikane, Glenys Vargas nga Neë York City, Desiree Keedjour nga çikago dhe Joy nga New York-u dhe nën tingujt e muzikës së violinistit të njohur edhe në arenat ndërkombëtare, shqiptarit Olen Cezari, këngëtarja Juljana Pasha dhuroi mbrëmë në stadiumin "Telenor Arena", afër kryeqytetit të Norvegjisë, një performancë të pazakontë. Me zërin e saj potent dhe prezencë të padiskutueshme skenike, Pasha e zotëroi skenën duke rrëmbyer duartrokitje pafund dhe brohoritma
të zjarrta në natën e parë të "Eurosong".
Nëntë këngët e tjera që hynë nga konkurrimi i mbrëmshëm në finale janë Moldavia, Bosnja Hercegovina, Belgjika, Serbia, Bjellorusia, Greqia, Islada, Rusia dhe Portugalia. Nesër zhvillohet nata e dytë e gjysmë finales për të përzgjedhur dhe 10 këngët e tjera të cilat do të këndojnë të shtunën. Direkt në natën finale nga pozicioni që kanë marrë Festivalin e kaluar Europian hyjnë Norvegjia, Spanja, Anglia dhe Gjermania dhe Franca.
“Nuk mundem pa ty” është një kompozim i Ardit Gjebresë dhe Pirro Cakos dhe është kënga fituese e festivalit Kombëtar të Radio Televizionit. Juliana Pasha e con në 7 numrin e pjesëmarrjeve të Shqipërisë në këtë kompeticion të rëndësishëm të muzikës europaine. Për herë të parë Shqipëria u përfaqësua nga Anjeza Shahini, e cila u rendit e 7-ta në finalen që u zhvillua në Stamboll.
(Suela Gera/BalkanWeb)