Vizat, Komisionerët KE miratojnë sot rekomandimin
BRUKSEL - Kolegji i Komisionerëve europianë pritet të miratojë sot në mbledhjen e radhës, rekomandimin për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën.
Rekomandimi i Komisionit pritet të jetë pozitiv, por i kushtëzuar nga përmbushja e kritereve të mbetura. Formulimi përfundimtar do të bëhet i ditur vetëm pas mbledhjes së Kolegjit, përmes një komunikate për shtyp, që kabineti i Komisioneres Cecilia Mallmstrom pritet të lëshojë të mërkurën pasdite ose të enjten.
Mësohet se në draft-rekomandim do të përcaktohen tre kushte për të plotësuar si nga Shqipëria ashtu dhe Bosnja të mund përfitojnë nga heqja e regjimit të vizave.
Kushtet janë “Zhvillimi i një politike dhe strategjie për të mbështetur riintegrimin e të riatdhesuarve shqiptarë. Forcim i kapaciteteve të zbatuesve të ligjit dhe implementimin efikas të kuadrit ligjor për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku përfshihet dhe përcaktimi i burimeve të duhura njerëzore dhe financiare. Zbatim efikas i ligjit të ri, miratuar në 2009, në fushën e konfiskimit të aseteve kriminale”
Pas miratimit nga Kolegji i Komisionerëve, rekomandimi do t’i kalojë për miratim Parlamentit Europian e më pas Këshillit të Ministrave të Brendshëm të BE-së për vendimin përfundimtar.
BBC shkruan se brenda javës pritet që Bashkimi Evropian të përgatisë opinionin lidhur me heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. Opinioni do të shpallet zyrtarisht javën e ardhshme gjatë takimit të nivelit të lartë ministerial mes Bashkimit Evropian dhe vendeve te Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Sarajevë.
(s.g/GSH/BBC/BalkanWeb)