Rrëzohet drafti për TVSH-në e ushqimeve
21/12/2011 Komisioni i Ekonomisë rrëzon kërkesën e PS-së. Rushaj: Nuk është praktikë e sigurt
Me votat e të djathtëve u miratua kredia prej 4,5 milionë lekësh për KESH
Kërkesa e Partisë Socialiste për heqjen e TVSH-së për disa mallra bazë ushqimore, si dhe për barnat është rrëzuar në Komisionin e Ekonomisë, mes debatesh të shumta. Kjo kërkesë u paraqit në formën e një drafti, por u hodh poshtë gjatë votimit nga deputetë e mazhorancës me 11 vota kundër. Deputetët e opozitës kërkuan që Ministria e Financave të përfshijë këtë propozim në politikat e saj fiskale si një nismë, e cila do të sjellë ulje çmimesh dhe si rrjedhojë mbështetje për shtresat në nevojë, duke synuar heqjen e TVSH-së për miellin, grurin, bukën, vezët, qumështin. “Ky është një propozim që buron nga rëndesa që ka sot në buxhetin familjar pagesa e këtyre produkteve dhe bazohet në faktin që ushqimet bazë të shportës konsumatore, përbëjnë më shumë se gjysmën e buxhetit të familjeve me të ardhura të pakta apo mesatare”,- tha Kodheli. Kërkesa e Partisë Socialiste për heqjen e TVSH-së u propozua pak kohë më parë si kusht i këtij kampi politik për të votuar buxhetin e vitit 2012. Sipas deputetit Florjon Mima, ky propozim shkatërron sistemin tatimor. “Një nga pasuritë që ka Shqipëria është sistemi i saj me bazë të gjerë prej njëshkallësh. Sot kemi një tentativë për ta shkatërruar këtë aset që ne e fusim tek gjërat më me vlerë në emër të dhimbsurisë për çmimet e larta”, - tha Mima. I pranishëm në këtë komision zëvendësministri i Financave, Alfred Rrushaj, deklaroi se një kërkesë e tillë nuk mund të pranohet, pasi qeveria ka marrë të gjitha politikat e duhura për të mbështetur qytetarët në nevojë. “Nuk do të kishte asnjë ndikim në uljen e çmimeve të produkteve te të cilat projekti synon ti bëjë zero apo 10%, apo 6%. Benefiti do të shkonte për importuesit e këtyre produkteve dhe do të dëmtonte rëndë edhe operatorët që këto produkte i operojnë në projektin vendas”, tha Rrushaj. Gjithashtu, sipas tij, nuk është e sigurt që një praktikë e tillë do të ketë ndikim absolute në uljen e çmimeve.
Kredia e KESH-it
Komisioni i Ekonomisë miratoi aktin normativ të qeverisë, që lejon KESH-in të marrë kredi prej 4.5 miliardë lekësh nga sektori bankar me interesa të ulëta. Zëvendësministri Rushaj, tha se, aktualisht KESH ka për tu shlyer bankave rreth 100 milionë euro nga kreditë e marra më parë. Ai pranoi se, kjo kredi e re pritet të rrisë borxhin publik. Akti normativ është kundërshtuar nga deputetët e majtë, të cilat e cilësuan si një mjet që nuk e zgjidh situatën financiare të kësaj kompanie. Akti normativ për marrjen e kësaj kredie erdhi si kërkesë nga ana e KESH-it dhe u miratua pak ditë më parë në mbledhjen e qeverisë, me qëllim paraprirjen e një situate problematike të mungesës së energjisë.