Reshjet rrisin mbi 3 metra nivelin e Fierzës
21/12/2011 Sipas KESH-it
Reshjet e ditëve të fundit kanë shtuar mbi tre metra nivelin e ujit në liqenin e Fierzës. Sipas të dhënave zyrtare nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), niveli në liqenin e Fierzës ka arritur në 267.8 metra, ndërsa prurjet janë në nivele 200 metër kub në sekondë. Niveli në liqenin e Komanit është 172.4 metra dhe prurjet anësore janë 211 metër kub në sekondë. Nivel në rritje shënon edhe liqeni i Vaut të Dejës, në 73,27 metra për shkak të rritjes volumit të prurjeve anësore në rreth 30 metra kub në sekondë. Edhe pse prurjet e shumta po rrisin me shpejtësi nivelet e liqeneve të HEC-eve, gjenerimi mesatar i energjisë për këtë vit është në nivele shumë të ulëta, për shkak të thatësirës së tejzgjatur. Fierza në këtë periudhë të vitit duhet të ishte mesatarisht në nivelin e 282 metrave. Në këto kushte KESH ka vijuar importin e energjisë elektrike këtë vit, ndërkohë që një vit më parë treguesi i importit ishte 0. Për muajin dhjetor KESH-i ka lidhur kontratat për të pasur një import rreth 17.5 milionë kilovat/orë.