Komuniteti shqiptar në SHBA, protestë para selisë së OKB-së

Sipas një njoftimi për shtyp, komuniteti shqiptar në SHBA, ditën e hënë në 18 korrik, do të organizojë një protestë para selisë së OKB-së në New York, për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.
Sipas organizatorit, “në këtë protestë do të kërkohet që të ndalen proceset e montuara kundër ish-ushtarëve të UÇK-së, të lirohen të burgosurit të cilët po vuajnë dënimin e tyre, pasi kanë qenë luftëtarë të lirisë, të përshpejtohet rigjykimi ndaj Ramush Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij dhe të rikonfirmohet pafajësia”. Protesta do të fillojë ne orën 13.00 dhe do të zgjasë deri në orën 15.00, përfundon me tej deklarata.