Klinton:Turqia model për vendet arabe

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton, ka lavdëruar Turqinë, si një model për vendet e tjera rajonale, tani kur në këto shtete, ka revolta për tranzicion demokratik.
Duke folur në Stamboll, ajo tha se rritja ekonomike e Turqisë është mbresëlënëse dhe traditat e saj demokratike mund t’i inspirojnë njerëzit në Tunizi, Egjipt, Jemen dhe Siri të cilët janë duke kërkuar reforma.
Ajo shprehu shqetësim në lidhje me veprimet e fundit të qeverisë turke ndaj medias, por tha se Turqia, ka shumë mësime për të ndarë me shtetet fqinje të botës arabe.