Çavez, kthehet në Kubë për trajtim shëndetësor
Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez, njoftoi se do të kthehet në Kubë për të filluar një fazë të re të trajtimit të kancerit që do të përfshijë edhe kimioterapi.
Çavez tha se do të shkojë në Havana sot, "për të filluar atë që ne kemi quajtur faza e dytë."
Çavez deklaroi se i ka dërguar një letër Kryetarit të Kuvendit Kombëtar të Venezuelës, për të siguruar autorizimin për udhëtimin e tij, siç kërkohet nga kushtetuta. Çavez iu nënshtrua operacionit në Kubë më 20 qershor për të hequr një tumor.