E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina kërkon anulimin e takimit Obama-Dalai Lama

Kina po i kërkon SHBA-së që të anulojë takimin e parashikuar për sot mes presidentit Barack Obama dhe Dalai Lama, liderit shpirtëror tibetian.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hong Lei tha se një takim i tillë është ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar të premten vonë se takimi “thekson mbështetjen e fuqishme të presidentit për ruajtjen e identitetit unik fetar, kulturor e gjuhësor, si dhe mbështet mbrojtjen e të drejtave të njeriut për tibetianët”.

Po ashtu, thuhet se presidenti do të theksojë mbështetjen e tij për dialog mes përfaqësuesve të Dalai Lamës dhe qeverisë kineze, për të zgjidhur dallimet mes tyre.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›