E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashton dënon arrestimin e qytetarëve në Bjellorusi

Zyrtarja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, ka dënuar sot arrestimin e qytetarëve nga policia e Bjellorusisë, të cilët ka protestuar në mënyrë të qetë kundër sundimit 17-vjeçar të presidentit Aleksandr Lukashenko.

Eshton tha se “është për keqardhje trajtimi brutal që autoritetet bjelloruse po u bëjnë protestuesve të qetë, të cilën në mënyrë paqësore po shprehim pakënaqësinë me situatën në vend”.

Shefja e BE-së për politikë të Jashtme, dënoi po ashtu edhe censuren e mbulimit të ngjarjes në media dhe u ka bërë thirrje autoriteteve të Bjellorusisë për të hequr të gjitha akuzat ndaj të ndaluarve apo të dënuarve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›