Denoncoj burrin se kemi 4 vjet pa bërë dashuri
24/12/2004 Një grua nga kryeqyteti denoncon burrin falsifikator. Bashkëshorja e dëshpëruar ka dorëzuar në polici të gjithë dokumentet e rreme me trafikimin e të cilave merrej Besnik Ibrahimi. Ajo insistonte që policia ta vinte në pranga, duke kërkuar të shfrynte inatin se kishin 4 vjet pa bërë seks me bashkëshortin.
Denoncimi
Me një qese të madhe plastike në njërën dorë dhe një djalë rreth 6 vjeç në tjetrën, një grua e pashme u paraqit pasditen e së mërkurës në informacionin e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Kërkoi të kontaktonte me një nga inspektorët e zyrës së antikrimit ekonomiko-financiar, me pretendimin se do të depozitonte një denoncim. Pak minuta më pas, ajo rrëfente në një nga zyrat e SAEF-it "mëkatet" e Besnik Ibrahimit. "Burri im është falsifikator. Ai ka 4 vjet që merret me falsifikime vizash dhe dokumentesh. Me vete kam sjellë dhe dokumentet e rreme që trafikon ai. I kam të gjitha në qesen plastike", dëshmoi gruaja para oficerëve të antikrimit ekonomik. Këta të fundit u habitën nga denoncimi i rrallë, aq më tepër kur ai shoqërohej nga një fëmijë 6-vjeçar, që ajo e prezantoi si djalin e saj dhe të falsifikatorit. Denoncuesja vijoi dhe më tej, duke treguar se i shoqi fitonte goxha para me falsifikimet. Por që ata nuk kishin shtëpi dhe jetonin me qira. Kërshërinë e bluve, që nuk po kuptonin ende qëllimin e denoncimit, ajo e shoi pak minuta më pas. "Ai burrë nuk ka se për çfarë të më duhet. Unë kam nevojë dhe për gjëra të tjera, sepse bukë ha dhe qeni. Besniku ka 4 vjet që nuk bën dashuri me mua. Jam shumë e dëshpëruar", përfundoi gruaja denoncimin e saj në ngarkim të të shoqit.
Arrestimi
Pas denoncimit të depozituar nga bashkëshortja e falsifikatorit, inspektorëve të policisë nuk u mbetej tjetër veçse të ushtronin kontrollin ritual të banesës dhe të vinin në pranga Besnik Ibrahimin. Apartamenti i tyre në rrugën "Komuna e Parisit" i la pa mend blutë. Ndonëse me qira, duket se 42-vjeçari ishte kujdesur që gjithë paratë që fitonte t'i vinte në dispozicion të komoditetit të familjes. Burime policore shtojnë se veç orendive të shtrenjta, në banesë nuk mungonin dhe vepra të shumta arti si piktura e skulptura. Besnik Ibrahimit nuk ia kishte marrë asnjëherë mendja se do ta pësonte nga e shoqja, ndaj nuk i kish fshehur dokumentet korruptive. Të njëjtat burime saktësojnë se falsifikatori u arrestua në flagrancë. Veç provave të dorëzuara nga e shoqja, policia gjeti në shtëpi 4 pasaporta dhe 15 certifikata të shtetasve të ndryshëm. "Nuk jam falsifikator. Ju lutem më besoni. Jam marrë pak kohë me trafik vizash, por shumë vjet më parë. Tani jetoj me punë të ndershme. Fotografitë dhe vizat që gjetët ju më kanë mbetur në duar që nga ajo kohë", u rrek të justifikohej i arrestuari. Por, sigurisht, që përligjja e tij nuk u mor parasysh nga zyra e SAEF-it. Materialet në ngarkim të Besnik Ibrahimit iu kaluan akuzës.