E Diel, 1 Nëntor 2026

Ovrebo: Tani njerezit me shohin ne rruge

Gjyqtari qe gjykoi ndeshjen e kthimit gjysmefinale te "Champions", Tom Hening Ovrebo theksoi se nuk ishte i qete, gjate ndeshjes. Gjyqtari norvegjez eshte kritikuar rende per rolin qe luajti ne ate ndeshje, ku sipas lojtareve te Celsit, ndikoi dhe nxori jashte ekipin e tyre, ne menyre te padrejte, vetem nje jave me pare. Ovrebo eshte rrethuar nga lojtare te shumte te Celsit, pas fershellimes se fundit, pasi eshte akuzuar se nuk dha kater penallti te rregullta. Madje ai pas ndeshjes, eshte kercenuar edhe me vdekje. Qe prej atij momenti, gjyqtari ka refuzuar te pergjigjet para medieve: "Nuk kam deshire te komentoj asgje se cfare ka ndodhur, qe prej se merkures. Ne fokusin tim do te jene tani ndeshjen ne Norvegji. Pas atij momenti njerezit me shohin vazhdimisht ne rruge. Pse me pelqen mua futbolli? Pse mos te me pelqeje. Ka qene pjese e jetes sime", - perfundon gjyqtari norvegjez, Ovrebo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›