Koplik, nevojë për më shumë fonde për ndihmë ekonomike
14/05/2009 Kryetari i Këshillit Të Qarkut: Kërkesa nga më shumë se 50 familje
“Të rishihet mënyra e shpërndarjes së parave sipas popullsisë”
MALESI E MADHE- Kryetari i Këshillit Bashkiak të Koplikut, Ardian Hysa, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me mungesën e trajtimit me ndihmë ekonomike të rreth 50 familjeve që plotësojnë kriteret për ta përfituar atë. Sipas tij, fondi i dhënë nga qeveria për trajtimin e familjeve në nevojë, me ndihmë ekonomike, është i pamjaftueshëm, ndaj duhet të gjenden zgjidhjet e duhura për përfshirjen e tyre në këtë skemë. Nga viti në vit është ngritur një problem i tillë, pasi fondi që vihet në dispozicion për familjet e varfra të Koplikut jo vetëm që është i vogël, por as nuk rritet. Kryekëshilltari bashkiak i Koplikut, Hysa, bën publik faktin se në këtë qytet trajtohen me ndihmë ekonomike 400 familje, ndërkohë që rreth 50 familje të reja trokasin çdo ditë në zyrën përkatëse të Bashkisë, me shpresën se do të mund të përfitojnë nga skema e trajtimit me ndihmë ekonomike. Ndërkohë Bashkia nuk mund të bëjë shtesa familjesh të tjera, pasi fondi dhënë nga qeveria është vetëm 1 milion lekë në muaj. Ky fond nuk është shtuar, ndonëse vazhdimisht Bashkia e Koplikut ka ngritur zërin në strukturat përkatëse qeverisëse për rritjen e fondit të parashikuar për familjet që do të trajtohen me ndihmë ekonomike në Koplik. Sipas Hysës, qeveria duhet të ketë parasysh faktin se qyteti i Koplikut nga viti në vit pret familjet e reja që zhvendosen nga zonat e thella malore në kërkim të një jete më normale. Shqetësimi i Kryetarit të Këshillit Bashkiak të Koplikut, Hysa është i lidhur dhe me faktin se nuk po studiohen siç duhet njësitë e ndryshme të pushteteve vendore, çka ka sjellë dhe përcaktim të padrejtë fondesh për shpërndarje ndihme ekonomike tek familjet në nevojë. Për Hysën, por edhe gjithë këshilltarët e Këshillit të Bashkisë së Koplikut është e pakuptimtë që një komunë me 4000 banorë merr nga qeveria një fond dy herë më të madh se ai i bashkisë Koplik, edhe pse kjo është njësia më e madhe e qeverisjes vendore në rrethin e Malësisë së Madhe. V. Abdyli