Edhe Renaulti, bashke me bojkotuesit
Renaulti i eshte bashkuar me te njejten force reaguese Ferrarit, per te bojkotuar pjesemarrjen ne edicionin e vitit 2010, ne "Formula 1", pas rregullave qe u vendosen, per garat e ketij sezoni, te cilat rezultuan edhe penalizuese. FIA dhe presidenti i saj, Maks Mozli, tani po perballen me kritika te forta. Presidenti i Renaultit, Bernard Rei theksoi: "Per sa kohe ne do te vazhdojme te garojme me te tjeret, nepermjet rregullave te ndryshme, rregulla qe kane dhene efekte te menjehershme ne paraqitjen e seciles makine, atehere ne fund te ketij sezoni, vendimi me i mire qe duhet te marrim eshte qe te largohemi nga sporti", - shprehet Rei. Deri tani pese skuteri kane deklaruar se nuk do te marrin pjese ne kampionatin e radhes se Formula 1. Ferrari, Tojota, Red Bull Resing, Toro Rosso, dhe tani Renaulti, kane firmosur te gjitha bojkotin nga garat e ardhshme. Presidenti i Renaultit, Flavio Briatore theksoi: "Qellimi yne eshte qe reduktojme kostot, por nese vendimi i dhene ne prill do te mbetet ne fuqi, na mbetet qe te largohemi nga Formula 1". Te gjitha skuderite i pergjigjen ne kete menyre ndryshimeve qe ka pesuar rregullorja e Formula 1, per kete sezon, ku dominimi i Braun GP eshte tani nje realitet.