Prioritet organizimi i gjyqësorit dhe Gjykata Administrative
14/05/2009 Deklarimi i Topit në KLD. Fillon fushata e procedimeve të tetë gjyqtarëve
TIRANË – Këshilli i Lartë i Drejtësisë fillon maratonën e mbledhjeve duke renditur disa nga çështjet kryesore. Prej disa kohësh kanë mbetur pa u marrë në shqyrtim kërkesat e ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, të cilat kanë të bëjnë me tetë procedimet disiplinore. Por sot në ditën e parë të mbledhjes ku ishte i pranishëm edhe Presidenti Bamir Topi është folur më shumë për riorganizimin e gjykatave dhe për ngritjen në një kohë sa më të shpejtë të gjykatave administrative si dhe për procedimin e 8 gjyqtarëve. Për këtë të fundit Presidenti sqaroi se është një hallk kryesore, e cila ka nisur që në vitin 2007, por ende nuk ka përfunduar. Ngritjen e gjykatave administrative, Topi e krahasoi me një shembull që është realizimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda. Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, theksoi se prioritet tjetër është reformimi i sistemit gjyqësor. Riorganizimi i pushtetit gjyqësor konsiderohet një hap i rëndësishëm i kësaj reforme, i cili diktohet të reflektojë standardet dhe nevojat bashkëkohore. Në këtë pikë u diskutua gjatë. Ndërsa u ra dakord që të ngrihet gjykata e rrethit gjyqësor Përmet. Diskutimi mbi projekt dekretin “Për krijimin e rretheve gjyqësore, caktimin e kompetencave tokësore dhe të qendrës së ushtrimit të veprimtarisë së tyre” bashkoi në unanimitet absolut gjithë anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke e konsideruar aprovimin e këtij akti një hap të domosdoshëm, i cili do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në përshpejtimin e procedurave gjyqësore. Risi e këtij projekt dekreti është rikrijimi i gjykatës së rrethit gjyqësor Përmet, duke marrë në konsideratë faktorë si tendenca e rritjes së volumit të çështjeve gjyqësore nga ky rreth, largësia gjeografike me rrethet e tjera gjyqësore dhe numri i popullsisë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë propozoi që në kompetencën territoriale të gjykatës së rrethit gjyqësor Përmet, të përfshihet edhe Bashkia e Leskovikut, për shkak të largësisë së madhe gjeografike që banorët e kësaj bashkie detyrohen të përshkruajnë, për të përmbushur nevojat e tyre gjyqësore. Në përbërjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë u legjitimua nga Komisioni i Verifikimit të Mandateve, anëtarja më e re e tij, Lefterije Lleshi, e zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë pak kohë më parë. Një pikë tjetër diskutimesh në këtë mbledhje kanë qenë dhe shpallja publike e disa vakancave për gjyqtar, si vakanca pranë gjykatës së rrethit gjyqësor Krujë dhe vakanca pranë gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, vakancë kjo e fundit e krijuar pas largimit në Gjykatën e Lartë të gjyqtares Mirela Fana. Gjithashtu, Këshilli vendosi të zgjasë afatin zyrtar të paraqitjes së kërkesave dhe dokumentacionit përkatës, edhe për një muaj për kryetarin e gjykatës së rrethit Tiranë. Në zbatim të ligjit nr. 10.039, datë 22.12.2008 “Për ndihmën juridike”, neni 6, Këshilli i Lartë i Drejtësisë caktoi Neshat Fana, si përfaqësues të tij në Komisionin Shtetëror për Ndihmën Juridike.
Pas denoncimit të skandalit
Korrupsioni në burgje, Alibeaj
shkarkon drejtorin e Rrogozhinës
TIRANË – Ministri i Drejtësisë firmosi dje shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Ylli Zdrava. Shkarkimi i Zdravës u bë pas një investigimi nga një media private, e cila u fut në lojë për të zbuluar korrupsionin që bënte drejtori nëpërmjet shoferit të tij. Sipas të dhënave që kanë dalë, bëhet e ditur se drejtori i burgut të Rrogozhinës shfrytëzonte shoferin e tij për të bërë pazare në lidhje me lejet e të dënuarve. Për një ditë leje shoferi kërkonte 100 euro në emër të drejtorit, Ylli Zdrava. Motivacioni i shkarkimit ka qenë për ushtrim të korrupsionit në krye të detyrës. Ndonëse nuk është zbuluar më parë, por dihet se burgjet janë quajtur nga të gjithë “minierë ari”. Kjo thënie e ka një shpjegim. Të gjitha lejet kalojnë nëpërmjet drejtorit. Të dënuarit nëpërmjet familjarëve të tyre janë të detyruar të paguajnë për të fituar një javë leje. Ndërkohë që deri tani nga ana e Drejtorisë së përgjithshme të Burgjeve nuk është dhënë asnjë deklaratë në lidhje me këtë fenomen mjaft të përhapur. Të gjithë e synojnë karrigen e drejtorit të një institucioni të vuajtjes së dënimit, pasi nëpërmjet saj bëhen të pasur. Është dashur hetimi i bërë nga emisioni “Fiks fare” për të arritur në një përfundim. Si shembull është marr drejtori i Rrogozhinës, por kjo nuk do të thotë se të tjerët janë të pastër dhe nuk bëjnë pazare. Të gjithë e dinë se për të bërë pazaret në lojë futen shoferët.
A. Çuka