Agjencia merr në dorë kompetencat e pushtetit vendor
14/05/2009 Qeveria vendos të forcojë ALUIZNI-n në evidentimin e zonave informate
Vendimi pasi pushteti vendor tregoi mungesë angazhimi konkret
Agjencia e Legalizmit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale fuqizohet akoma më shumë në raport me bashkitë dhe komunat e Shqipërisë. Përmes një vendimi të marrë në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave ALUIZNI do të kryejë të gjitha ato veprime që nuk ndërmerren nga pushteti vendor. Sipas vendimit, ALUIZNI duhet të kryejë procedurat e evidentimit në terren, të përgatisë raportin e gjendjes faktike dhe të shqyrtojë e të kualifikojë ndërtimet informale në të gjitha qarqet e vendit për shkak të mosushtrimit nga organet e njësive të qeverisjes vendore të përgjegjësive të parashikuara në ligjin “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar. Trupa ministrore ka marrë këtë vendim, sipas të cilit ALUIZNI-t i janë dhënë 90 ditë kohë për të evidentuar në terren të gjitha objekteve informale dhe objektet me leje, me shtesë informale në objekt, si dhe të bëjë përditësimin e të dhënave të gjendjes ndërtimore dhe të hartojë procesverbalin e konstatimit të tipit A ose A-1. Në vendim saktësohet se drejtoria rajonale e ALUIZNI-t, do të veprojë duke shfrytëzuar të dhënat e përftuara nga përditësimi dhe në përputhje me kriteret ligjore të miratuara për shqyrtimin dhe kualifikimin e objekteve informale/objekteve me leje, me shtesë informale në objekt, që legalizohen ose jo. Në këtë vendim thuhet se Agjencia e Legalizmit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale përgatit hartën në shkallën 1:1000 deri në 1:5000 për zonën kadastrale/bllokun kadastral ku ndodhen objektet informale/objektet me leje, me shtesë informale në objekt. Në këto harta specialistët e ALUIZNI-t do të pasqyrojnë sistemin rrugor të nivelit kombëtar e rajonal, ekzistues, i miratuar ose në proces miratimi, infrastrukturën inxhinierike, territoret që kanë mbrojtje të veçantë ligjore. Po ashtu duhet të përcaktohet edhe situata konkrete e pronësisë mbi tokën. Gjatë aktivitetit të përpilimit të hartës përkatëse specialistët e Agjencisë duhet të përcaktojnë studimet urbanistike, që parashikojnë ndërtime mbi 5 kate mbi troje private, brenda vijës kufizuese të ndërtimit, të miratuara deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar. Në bazë të vendimit të miratuar gjatë mbledhjes së djeshme, ALUIZNI duhet të plotësojë, në bazë të gjendjes së pasqyruar në hartë, aktin e kualifikimit, të tipit A ose A-1. Në vendim saktësohet se këto modele do të kualifikohen “objektet për legalizim” dhe “objekte të përjashtuara nga legalizimi”.
Shtim kompetencash
Qeveria i ka dhënë ALUIZNI-t të disa kompetenca të pushtetit vendor në funksion të evidentimit të zonave informale. Sipas vendimit, Agjencia duhet të kryejë procedurat e evidentimit në terren, të përgatisë raportin e gjendjes faktike dhe të shqyrtojë e të kualifikojë ndërtimet informale në të gjitha qarqet e vendit për shkak të mosushtrimit nga organet e njësive të qeverisjes vendore.
Afati kohor
Qeveria ka vendosur afatin kohor në të cilin ALUIZNI duhet të përfundojë detyrën. Kështu, brenda 90 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi Agjencia duhet të bëjë evidentimin në terren të objekteve informale/objekteve me leje, me shtesë informale në objekt, si dhe të bëjë përditësimin e të dhënave të gjendjes ndërtimore dhe të hartojë procesverbalin e konstatimit.