E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ribery i vërtetë, më 2011

Nga Express më 11 janar 2011 në ora 10:18

Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery është i vendosur t’u tregojë tifozëve ‘Riberyn e vërtetë” përsëri më 2011. Ylli francez dëshiron të kthehet në formën e tij të zakonshme pas përfundimit të një viti dëshpërues për të.

Ribery vuajti nga lëndimet dhe problemet personale më 2010 dhe dështoi të dhurojë shkëlqimin e tij në fushë. “Jam shumë i lumtur që 2010-ta ka mbetur prapa. Ishte një vit shumë i vështirë me shumë vështirësi. Por, tani ka filluar një vit i ri”, tha Ribery për të përditshmen sportive gjermane, Kicker.

“Nuk do t’i bëj gabimet e njëjta nga 2010. Kam mësuar shumë nga 2010-ta dhe kam ndryshuar disa gjëra. Kam ndryshuar shumë. Jam bërë më i matur dhe tani kam prioritete të tjera. Familja ime është më e rëndësishme tani. Më është bërë e qartë në vitin e kaluar se bota e futbollit ka pak ngjashmëri me jetën e vërtetë. Ribery i vërtetë është rrugës së tij dhe jam gati të bëj ndikim të madh në pjesën e dytë të sezonit”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›