Rossi në Juventus

Nga Express më 13 korrik 2011 në ora 21:10
Giuseppe Rossi është lojtar i ri i Juventusit. Sipas uebfaqes italiane calciomercato.com, marrëveshja në mes të futbollistit dhe klubit Bianconero është arritur. Mbeten edhe disa detaje në mes të Juventusit dhe Villarrealit, por duket se në orët e ardhshme do të arrijë edhe zyrtarizimi.
Duket se pikërisht përfaqësuesi italian do të jetë përforcimi më i madh i Juventusit për këtë verë, pasi i ndoqi me kujdes vazhdimisht sulmuesit Aguero, Tevez e Sanchez. Së bashku me Del Pieron, Matrin e Quagliarellën, Rossi do ta bëjë sulmin e Juventusit, të frikshëm.