QETËSISHT QYTETIT ENDEM
I ftuar në POETEKA 22-28 shtator
Casimiro DE BRITO
I lindur në Algrave (Portugali) më 1938, fëmijërinë dhe adoleshencën e kaloi po aty. Pasi kreu punë të ndryshme, u zhvendos në Londër dhe ndoqi kolegjin Westfield, ku u dha mbas poezisë klasike japoneze. U kthye në Portugali më 1959, punoi si llogaritar, mësues, gazetar, korrespondent i gjuhëve të huaja, bankier dhe drejtues. Nga viti 1969 në 1971, Casimiro De Brito jetoi në Gjermani dhe më pas u kthye sërisht në Lisbonë. Sot jeton si një shkrimtar profesionist.
Aktivitetin kulturor e nisi në 1953 me botime në gazeta, revista, lexime poetike e krijime poetike, novela, ese e përkthime. Krijimet e tij janë përfshirë në më shumë se 170 antologji, si dhe janë përkthyer 24 libra në 24 gjuhë të ndryshme të botës. Aktiviteti i tij letrar përfshin lexime të pafundme, leksione në shkolla të ndryshme, shoqata kulturore, universitete brenda dhe jashtë vendit të tij.
Çmime letrare dhe trofe:
Çmimi Ndërkombëtar i Versajës
Çmimi prej Organizatës së Shkrimtarëve Portugezë
Çmimi i PEN Klubit për Poezi
Çmimi ndërkombëtar Leopold Sedar Senghor, për karrierën poetike
Çmimin evropian për poezi - Sibila Aleramo
Çmimin Mario Luzi, për librin më të mirë me poezi botuar në Itali më 2004, “Libri i rënieve”
Poezia e De Brito-s është cilësuar si poezia më e bukur e ditëve tona, ajo vjen e mbetet si kujtesë e pamjeve metafizike, ku stili, gjuha dhe gjetja janë një përqasje që vihen në funksion të artit që ai krijon, një art tërheqës në shërbim të ekzistencës së problemeve njerëzore si dashuria, urrejtja, jeta apo edhe vdekja. Sot është president i Pen Klub në Portugali dhe këshilltar i Shoqatës Botërore të Hajkut, Tokio, i Festivalit ndërkombëtar Zërat e Mesdheut. Po ashtu, De Brito është drejtor i festivalit të poezisë në Lisbonë.
Endem qytetit kërkoj
në këto fytyra në këto rrënjë gurësh
nga vdekjet pikuar
Si mund ta shpëtoj përgjakjen, fjalën e paringjallur,
kushtëzimi i kafshës rreh frikë dhe s’ndalon
Drurëve të Katedrales
Letargjike
Frymëmarrja? Si mund të mbetem i bardhë
Kaq shumë kujtime kur kam
Në sytë e njerëzve në rrudhat e syve
Një ushtri e heshtur derdhet
Dija ime e përballur qartë, puritane
e tërheq trupin tim ngadalë
nga një krah në tjetrin
në kohë si erozion.
Kështu endem në qytet, i braktisur
masakër e shndritshme pjekur
kur njeriu në trungun e tij
kthehet në zi.
KËTU ËSHTË TEATRI
Këtu është shfaqja e rrudhave dhe shtëpive të rrënuara
Valëve që u përqafuan, u prekën, u tretën
Në qytete të kalbura. Këtu është teatri
I vdekjes pa kufij, vegjetimi i maskave në erë
Ti lartëson pasionin n’skenë, n’dej ku gjithçka ish qetësi
Tregti rrënjash, frikë e inat
Marrëdhënie flesh në më të mjerën lëndë
Dhe pastaj errësim
Ti gjëmton në fytyrat e të tjerëve rrudhat
Këtë mimikë vdekatare
Trishtimin, mërzinë në ajrin që thith
Sikur të ishte një pyll,
Shtëpish të vjetra
Këtu është shfaqja, zyra
Ku tejdukshëm dhe i padepërtueshëm
Si një tjetër që detit i imagjinon një emër
Një të vetme fjalë të vjetër
Në skenën që rrotullohet
Gjen vetveten
MUZIKA E BOTËS
Çka unë dua, është një vazo, një pasqyrë
ku të gjej dhjetëra mijëra gjëra
që u derdhën qetësisht.
Muzika e botës në sytë e koteles
si ajo përkëdhelet në gjunjët e mi
dhe lut flladin.
Ajo çka dua është pesha e ajrit
në supet e qashtër, dritë e tokës
në duar të shtrira.
Shijen e botës në bukën që më përket,
në frytet për të cilat lutem,
një kore.
RËRË
Solla ca kokrriza rëre në këpucë
Prej bregut ku përpiva diellin
i dashuruar.
I hoqa këpucët, i flaka tej
kokrrizat e rërës, leshterikët, ku u deha,
ku me gaz e me droje u treta.
Ashtu i pastër zbathur
bregut i gjeta burimin
dhe shova etjen padurimin.
KUJTESË
Të fshehta janë kujtimet e ujërave
ku fjalët e dehura grishin,
peshku i kapur shndrit i zhveshur
ndërsa të tjerë humbën, mekur
krahësh në gjysmëhije.
Ata janë zogj kumbues të kujtimit.
Përftim i pjalmit dhe hijes.
Tani jam krijesë deti e sapo krisur
vetëm,
dhe bie...
BUKURSHKRIM
Në mendimet e drurit të bardhë
Dëgjoj gurin që rreh, shkrihem.
Me valët që mërmërijnë në bukurshkrim
të qypit që kurrë nuk përsërit
rrjedhën e damarëve të tij.
Dëgjoj gjakun, shushurimën
e vallëzimin e baltës kur ngjiz
e s’ka ndalim
vetëm ndryshim.
E dëgjoj dhe tretem
në thellësi mendimesh si një rrugë e vetme
si një makinë bosh, ku një milion
lindje shoqërojnë fatin e jetës, vdekjet.
Në pambarim...
SHKRETËTIRË
Rruga që kërkoj është rrethore
Dhe s’ka fund. Pikërisht mirazh?
Një hije e resë e shpërndarë nga era
Ndoshta më drejton egoja
e njeriut, por rruga që lus
në ajrin që thith, në bukën që ushqehem
e qetësimit është, e brendshme si guri
ku shtrihem, kur nata papritmas bie.
FRUT I PIKUAR
Një frut i pikuar nuk fluturon, as ec,
në të gjitha udhët dergjet
i rënë.
I regjur.
Të gjitha zërat e përballur dhe betejat
rrënuar plasur
eshkë djegur.
Kështu prej kujtesës fshij kufijtë e përgjumjes
mitet e shqetësimit, kështu gëzoj kujtimin
Përgjumjen e ligjshme
të frutit të pjekur:
“ngri veten nga gjumi
të lindesh i ri!
Ngri veten nga vdekja, o i dehur”
Mjerim i plakur i mbështjellë kohës.
Por, kushdo që i këndoi kështu,
ishte kohëve sirenë e vdekjes.
Tani,
Në zemër të qetësisë
si mal i ulur mbi trupin tim
dëgjoj tokën, frymëmarrjen, ajrin
Si ky mal është ai frut, e asgjë tjetër
tani...
KTHIMI I BARDHË
I lashë larg brigjet blu,
por u ktheva kah dielli të nxihem
ngjitem shkëmbinjve, me dritën të shkrihem
në rërën e bardhë të deteve, ditëve
U ktheva në mitin kur njeriu
Mësoi shijen e ngjizjes, ritmin
që vjen fshehtësisht thellësive
Lëkurë e pushtuar nga kripë e ishullit
anija ime ishte, padurim, por po tretem
në vende të ndritura si ai që pluskon
në më të vjetrën argjilë, në pjekje
me lëndën e padëmtuar
dhe pa moshë.
Nuk jam i huaj
në kufij të ftohtë, në qytete pasionesh, mbi rërën
e fletëve,
por kjo tokë është unë, ky gur është një fllad
Një det...
i ringjallur frymës prekjeve.
Përktheu Entela Safeti Kasi
1 Shtator 2008