E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen në Itali dy shqiptarë të shpallur në kërkim

Dy shtetas nga Vlora, njëri prej të cilëve i akuzuar për vrasje, janë arrestuar në Itali, me qëllim ekstradimi në Shqipëri. Burimet zyrtare të Policisë së Shtetit thanë sot se “29 vjeçari Edison Begaj, nga Vlora, kërkohej nga drejtësia shqiptare pasi në dhjetor të vitit 2008 Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka dhënë ndaj tij masën "arrest me burg", për "trafik të narkotikëve dhe "trafik armësh". Mësohet se në dhjetor të vitit 2008, në fshatin Ndermenas te Fierit, 29 vjeçarit iu sekuestrua nëe sasi prej 284 kg bime narkotike si dhe 5 armë zjarri automatike dhe municione, që ai i kishte në zotërim me shtetasit David Ismailaj, Erjon Dulaj dhe Albert Brahimi, të arrestuar në flagrancë. Me qëllim ekstradimi në Shqipëri u arrestua në Vinçenca të Italisë dhe Laver Danaj, nga Vlora, i shpallur në kërkim për "vrasje". Ngjarja për të cilën akuzohet 64 vjeçari Danaj, ka ndodhur në tetor të vitit 1999, kur për motive të dobëta ai vrau me armë zjarri fqinjin Arben Ademi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›