Disa vende europiane sigurojnë Ballkanin për zgjerimin

Disa vende evropiane u përpoqën të siguronin sot vendet e Ballkanit, të shqetësuara nga deklaratat e kancelares gjermane, Angela Merkel që u shpreh pro "një pauze" në zgjerimin e Bashkimit Evropian. "Nuk ka asnjë arsye për të ndaluar çfarëdo qoftë", deklaroi ministri i ri sllovak i Punëve të Jashtme, Miroslav Lajcak, pas mbërritjes së tij në një takim me homologët e tij në Hluboka nad Vltavou, në jug të Republikës çeke. "Diskutimi nesër mbi Ballkanin do të jetë një rast i rëndësishëm për të dërguar një sinjal që thotë se dyert e Bashkimit Evropian nuk janë mbyllur", shtoi shefi i diplomacisë britanike, David Miliband. Pas një dite kushtuar kryesisht Lindjes së Mesme dhe Afganistanit, 27 vendet do të diskutojnë nesër mbi marrëdhëniet e tyre me vendet e Ballkanit, fillimisht vetëm e më pas me ministrat e gjashtë vendeve të cilëve u kanë premtuar një ditë hyrjen në BE (Kroacia, Maqedoni, Mali i Zi Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Serbi) plus Turqinë. "Mendoj se është shumë e rëndësishme të vazhdohet procesi që do të çojë në zgjerimin. Kjo perspektivë pranimi është shumë e rëndësishme për këto vende", shtoi Miliband. "Nëse e mbyllim derën, në Ballkan do të ketë konflikte të reja", tha nga ana e tij ministri i Luksmeburgut, Jean Asselborn.
...