E Shtunë, 31 Tetor 2026

QPZ publikon paketën ligjore të aderimit të Shqipërisë në NATO

Qendra e Publikimeve Zyrtare në ditën e parë të punës së saj  ka publikuar në Fletoren Zyrtare paketën e plotë ligjore të aderimit të Shqipërisë në NATO, që u miratua paraditen e një dite më parë në unanimitet nga Kuvendi i Shqipërisë, për t'u dekretuar disa orë me pas dhe nga Presidenti, Bamir Topi. Gjatë ceremonisë së organizuar sot  me rastin e përurimit të kësaj Qendre në mjediset e ish-Ekspozitës “Shqipëria Sot”,  me finacim të Bashkimit Europian, në kuadër të Programit CARDS,  ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj tha se "kjo qendër ka publikuar sot Fletoren Zyrtare, që përmban  aktet ligjore të aderimit të Shqipërisë në NATO, shenjë e pastër jo e fatit, por e meritës dhe punës së bashkëpunimit të partnerëve tanë ndërkombëtar, Komisionit Evriopian në Shqipëri, ministrisë së Drejtësisë dhe të gjithë interlokutorëve të tjerë".  Ministri Alibeaj shprehu vullnetin për shndërrimin e Qendrës së Publikimeve Zyrtare në një qendër të informacionit të plotë zyrtar me akses për qytetarët dhe profesionistët.  Ai u angazhua për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë që Shqipëria të arrijë standardet bashkëkohore si dhe për të treguar që jemi partnere të denjë për në NATO dhe së afërmi dhe në Bashkimin Evropian. Ministri Alibeaj foli dhe për reformat e ndërrmara në drejtësi dhe legjislacion, duke i cilësuar ato të sukseshme. Përfaqësuesi i Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Luixhi Bruso theksoi interesimin e madh për reformën në drejtësi në Shqipëri. Asistenca jonë në këtë fushë është gjithëpërfshirese, tha ai, duke përmendur kontributet e BE për përpërmirësimin e infrastrukturës së gjykatave, burgjeve si dhe hartimin e ligjeve. Duke iu referuar punës së bërë për rinovimin dhe mobilimin e Qendrës së Publikimeve Zyrtare, ai tha se "kjo qender është shembull sesi lidhet infrastruktura fizike me programet e punës". Punimet për përmirësimin e infrastrukturës së Qendrës së Publikimeve Zyrtare, institucion në varësi të Ministrisë së Drejtësisë,  filluan në maj dhe përfunduan në dhjetor të vitit të kaluar, falë projektit CARDS, me vlerë 392300 euro të BE-së. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›