Dhuna ndaj fëmijëve denoncim falas përmes numrit 116

Fëmijët dhe adoleshentët shqiptarë tashmë mund të denoncojnë falas rastet e abuzimit ndaj tyre në numrin 116, i njëjti numër që afrohet për këtë qëllim dhe nga vende të tjera të Evropës. Funksionimi i kësaj linje, një nismë e UNICEF-it dhe Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), u bë publik sot në ëorkshopin “Rëndësia e bashkëpunimit ndërsektorial në mbrojtje të fëmijëve”, ku ishin të pranishëm përfaqësues të qeverisë shqiptare, zyrës së UNICEF në Shqipëri, Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, etj. Altin Hazizaj, drejtori i CRCA-së, tha se linja kombëtare do të jetë përgjegjëse për dhënien e shërbimeve në tre numra telefoni, 116000, 116111 dhe 116123 për të gjithë fëmijët në Shqipëri, pavarësisht nga kombësia e tyre. Ajo do të jetë në dispozicion të çdo fëmije, përmes këshillimit dhe ndihmës në raste emergjente, 24 orë në ditë gjatë 7 ditëve të javës. Linja kombëtare për fëmijët në Shqipëri u vendos në dispozicion nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Republikës së Shqipërisë (AKEP), duke e harmonizuar atë me numrin e telefonit europian, 116.
...