E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani: Nuk dalim duarbosh me Dinamon

Elbasani do të luajë nesër për tri pikë me Dinamon dhe nuk e mendon kurrë se do të dalë duarbosh. Kjo është bindja e të gjithëve në sfafin drejtues verdheblu, entuziazëm që u është injektuar edhe lojtarëve, të cilët janë bindur se do të bëjnë një lojë më të mirë në vizitën e dytë rresht në kryeqytet.
Trajneri Alimehmeti ka formacionin më të mirë në dispozicion, por ende për teknikun tiranas ka një dilemë në portë. Do të jetë Irakli Toci apo serbi Vranisic. Presidenti Arben Laze ka premtuar premio dhe gjasat janë që ato të jetë mbi 15 mijë dollarë për skuadrën.
Skuadra e mundshme do të jetë kjo: Toci (ose Vranisc, Lako, Sheta, Mehemtaj, Karcev, Tetova, Ahmataj, Adria Nuhiu, Bokotola, Fjodor Xhafa, Bejzade. Sulmuesi tiranas edhe pse kishte deklaruar se nuk do të luante kundër Dinamos, mesa duket është rikuperuar për të përballuar një pjesë të madhe të ndeshjes kundër kryesuesve të kampionatit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›